Vetëm kjo marrëveshje mund ta përmbyllë konfliktin e Kosovës me Serbinë - Bota Sot
Vetëm kjo marrëveshje mund ta përmbyllë konfliktin e Kosovës me Serbinë

Politika

Vetëm kjo marrëveshje mund ta përmbyllë konfliktin e Kosovës me Serbinë

Nga: D. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Samiti i Parisit ka gjasa të mbahet në shtator ka paralajmëruar presidenti serb Vuçiq pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Bisedimet dhe arritja e një marrëveshje të pranueshme janë interes madhor i Kosovës dhe për këtë duhet punuar seriozisht.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se arritja e një marrëveshje përfundimtare që në vete përmban anëtarësimin e Kosovës në OKB ka gjasa të mira që do të përmbyll konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Image
Xhevat Meha

“Ndonjë Samit eventual i paralajmëruar për në shtator është e pritshme që të ketë kompromise ose lëshime pe nga të dy palët. Kjo në parim është në rregull, se pa e dhanë të dhimbshmen nuk mund të marrësh të këndshmen është një fjalë popullore. Sepse për të menduar se çka Kosova mund të lëshoj pe, është kështu: çështjet që prekin sovranitetin e plotë në territorin me kufijtë që ka Kosova duhet të janë të paprekshme dhe të pa cenueshme. Po ashtu çështjet që kanë të bëjnë me paranë ose pasurinë e Kosovës janë më së paku të dhimbshme. Në pranverë të vitit të kaluar, ndoshta ju kujtohet, Vuqiç pat organizuar diskutime nëpër Serbi në lidhje me Kosovën ku është përmendur si mundësi një union doganor Kosovë-Serbi. Dhe nëse kjo i kërkohet Kosovës duhet pranuar krahëhapur”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...