Njohësi i Integrimeve Evropiane flet për Samitin e Parisit: Kjo marrëveshje mund të arrihet - Bota Sot
Njohësi i Integrimeve Evropiane flet për Samitin e Parisit: Kjo marrëveshje mund të arrihet

Politika

Njohësi i Integrimeve Evropiane flet për Samitin e Parisit: Kjo marrëveshje mund të arrihet

Nga: D. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:13
Emrush Ujkani

Shtatori mund të jetë muaji kur do të mbahet Samiti i Parisit ka paralajmëruar presidenti serb Vuçiq pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por sa do të ketë efekt, ky Samit në raport me Kosovën dhe BE-në, njohësi i Integrimeve Evropiane Emrush Ujkani ka thënë për “Bota sot” se Samiti i Parisit i cili sipas Presidentit Emanuel Macron do mund të organizohet në muajin shtator, do jetë një përpjekje tjetër e radhës.

“Mendoj se kësaj radhe është më mirë e planifikuar dhe e përgatitur e mbase do mund të hapë rrugë për fillimin e fundit të dialogut Kosovë - Serbi për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane, Emrush Ujkani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...