Analisti politik e ironizon qeverinë Haradinaj: Një ditë do të shpallë konkurs edhe për koordinator të turshive apo të ajvarit

Politika

Analisti politik e ironizon qeverinë Haradinaj: Një ditë do të shpallë konkurs edhe për koordinator të turshive apo të ajvarit

Nga: D.B. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:33
Ramush Haradinaj

Konkursi i fundit për nënkordinator dhe asistentë të tyre, po tregon edhe njëherë fytyrën e vërtetë të koalicionit qeverisës PAN dhe të vet kryeministrit Haradinaj, që po vazhdojnë në forma të ndryshme e më banale, për ta zhvatur buxhetin e Kosovës, vetëm e vetëm për ti rehatuar militantët partiak.

Kështu ka vlerësuar opinionsti,Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në këtë maskaradë janë të involvuar të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar PAN.

“E gjithë kjo keqqeverisje po e vazhdon krejt në mënyrë të rehatshme , pasi kryeministri Haradinaj dhe liderët e tjerë të koalicionit PAN, ka vërejtur se ka një mungesë të theksuar te reagimit qytetar, që për fat të keq qytetari i ynë po vazhdon të jetë indiferentë ndaj qeverisë në stilin mafioz të kryeministrit Haradinaj dhe në përgjithësi të koalicionit PAN”, ka thënë Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, nuk është për tu habitur që një ditë qeveria Haradinaj, të emëroj apo të shpallë konkurs edhe për kordinator të turshive apo edhe të ajvarit.

“Pa dyshim se një pjesë të përgjegjësisë e mbanë edhe opozita e cila kundërshtimet ndaj qeverisë së koalicionit PAN e ka zgjedhur formën e dobët përmes deklarimeve të vakta përmes rrjeteve sociale apo eventualisht me ndonjë konferencë shtypi, e që këto nuk mjaftojnë për ti ndal këta zhvatës të buxhetit të vendit. Për aq sa do iu zgjatë qeverisja, apo më mirë të themi sundimi koalicionit PAN dhe këtij kryeministri hajdut e zhvatës, përballe indiferencës qytetare dhe mungesës së konceptit kundërshtues të opozitës, buxheti i vendit do të vazhdoj të zhvatet në mënyrë permanente deri edhe në bankrotim të shtetit nga këta gllabrusë të parasë publike” është shprehur opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat