Deputetja zbulon skenarin: Këto dy parti po bëjnë manovra për qeveri teknike - Bota Sot
Deputetja zbulon skenarin: Këto dy parti po bëjnë manovra për qeveri teknike

Politika

Deputetja zbulon skenarin: Këto dy parti po bëjnë manovra për qeveri teknike

Nga: V.R Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:30
Partitë politike në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka pohuar se ekzistojnë tendenca për të krijuar një qeveri teknike.

Ajo për gazetën “Bota sot”, ndër të tjera, tha se këto tendenca janë të kota ngase zgjedhjet do të ndodhin një herë e më parë.

“Manovrime ka për një qeveri teknike por ato janë të kota. Këto manovra vijnë nga partitë që e dinë se tashmë janë të humbura e sidomos nga PDK dhe PSD, të cilat situata i ka gjetur të pa përgatitura”, tha ajo.

Sipas saj, shtyrja e shpërbërjes së Kuvendit me datë 22 gusht vjen pas kërkesës së PDK-së dhe PSD-së.

“Edhe shtyrja e shpërbërjes së Kuvendit me datë 22 gusht vjen me kërkesën e këtyre dy partive. Ata po mundohen të shpëtojnë me një qeveri teknike por është e kotë ngase zgjedhjet do të ndodhin shumë shpejt”, tha ajo.

Millaku, theksoi se Vetëvendosje, është gati për zgjedhjet.

“Ne si Lëvizje, jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të gatshëm të marrim në dorë drejtimin e shtetit”, tha Millaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...