Sali Rexhaj godet Kadri Veselin: Luli i famshëm vendoste nga nëntoka për çdo gjë

Politika

Sali Rexhaj godet Kadri Veselin: Luli i famshëm vendoste nga nëntoka për çdo gjë

Nga: D. B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:24
Sali Rexhaj dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se, nëse i fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër i Kosovës, atëherë nga Qeveria e tij do të largojë të gjithë të korruptuarit.

Por se si do të largonte të gjithë të korruptuarit Veseli kur partia e tij e ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet duke përfshirë ato më të rëndësishme si drejtësinë, prokurorinë e gjyqësinë, analisti politik Sali Rexhaj ka thënë se Veseli edhe në PDK-ë është deklaruar se do ti largojë të korruptuarit, të dënuarit e të akuzuarit, gjë që është shumë normale në tërë botën demokratike, por megjithatë Veseli në praktikë dështoj.

Ai ka thënë për “Bota sot” se fatkeqësisht në krye të degëve mbetën Sami Lushtaku dhe Sokol Bashota, të cilët dihet se janë të akuzuar dhe të dënuar për shumë vepra, e madje të tillët e kërcënuan Veselin duke e akuzuar atë vet se bashkë me katër njerëz tjerë, jo vetëm që e kanë kapur shtetin në duar, por edhe po e kontrollojnë atë.

“Veseli dihet se që nga lufta e deri sot, është në krye të atyre që e kapën shtetin. Rroli i tij në kapje është shumë i madh madje më i madhi krahas Hashim Thaçit. Të gjitha tenderët, privatizimet, emërimet, punësimet e gjërat tjera kundërligjore përmes të cilave u kap shteti, janë të dirigjuara nga Veseli. Duke filluar nga koha kur ishte në krye të SHIK-ut, e deri sot, kur është në krye të PDK-së. Shumë mirë dihet se kush ishte Luli i famshëm i cili vendoste nga nëntoka për çdo gjë. Shumë mirë dëgjohet në përgjimet e publikuara të “Klanit Pronto” se Veseli i koordinonte të gjitha punët e ndyta, kurse nga ana tjetër Grabovci vetëm rrahte gjoks, si gjeli mbi pleh”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Sipas tij, Veseli mund të premtoj se do ti ndërpres këto punë të ndyta, por dihet se në këtë gjë nuk i beson askush, sepse një gjë të tillë nuk ka fuqi që ta bëjë tani.

“Fundja si do ti eliminojë Veseli  të korruptuarit, kur i tërë sistemi, të gjitha poret e shtetit janë të kapura, dhe dihet se edhe korrupsioni është sinonim i PDK-së. Një gjë e tillë do të ndodhë por jo nga Veseli, po nga kriteri i cili duhet të vlej për të gjitha partitë, ku asnjë kandidat i akuzuar e i dënuar, nuk duhet të gjejë vend në lista zgjedhore. Kjo nuk duhet të varet nga kryetarët e partive, po nga kriteri i cili duhet të bëhet normë e të vlej për të gjithë. Këtu shpresojë shumë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të insistoj me tërë forcën që njerëzit e ftuar të akuzuar e dënuar, si dhe ata që ftohen nga prokurorët e gjykatave, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale, nuk duhet të gjejnë vend në lista zgjedhore”, është shprehur analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat