Edhe Krasniqi reagon: Partia e Kadri Veselit është Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë

Politika

Edhe Krasniqi reagon: Partia e Kadri Veselit është Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë

Nga: D. B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:44
Kadri Veseli

Një shtet është i mbaruar vetëm atëherë kur prostituta flet për moral dhe kriminelët për ndershmëri. Kështu eka vlerësuar politologu Faik Krasniqi deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ditë më parë kishte thënë se: “nëse i fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër i Kosovës, atëherë nga Qeveria e tij do të largojë të gjithë të korruptuarit”.

Politologu Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se Veseli është një demagog i madh, dhe njëkohësisht edhe qeshara, kjo për faktin se ai flet sikur partia e tij, kurrë nuk ka qenë në pushtet, dhe qytetarët nuk e njohin.

“Partia e Kadri Veselit është Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë. Janë pikërisht ata që kanë instaluar krimin dhe korrupsionin në Kosovë, dhe me ndihmën edhe të partive satelite të tyre. Sikur Kadri Veseli është duke harruar që është pjesë e PDK-së, pa harruar të përmendim edhe të kaluarën e tij në SHIK. Kosova pastrohet nga kriminelet dhe të korruptuarit, vetëm atëherë kur Kadri Veseli me shokë largohet nga skena politike, por edhe të partive tjera, që kanë qenë në pushtet, dhe nuk kanë fare dallim, më njerëzit e PDK-së”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat