Krasniqi: Duhet ligji për qeverinë

Politika

Krasniqi: Duhet ligji për qeverinë

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:51
Mbledhja e Qeverise

Analisti tjetër politik, Islam Krasniqi, potencon se pa u miratuar ligji për qeveri secila parti, përfshirë edhe PDK-në, që do të vijnë në pushtet do të kenë qeverisje megalomane.

“Përderisa nuk miratohet Ligji për qeverinë, secila parti që do të vijë në pushtet duke përfshirë edhe PDK-në, do të vazhdojë një qeverisje të tillë megalomane. Qeveria në dorëheqje ishte e tillë sa që ja kalonte edhe qeveria së Kinës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi, ka deklaruar se mënyra për të parandaluar një qeverise megalomane është miratimi i miratohet një Ligj i tillë.

Image
Islam Krasniqi

“Vetëm më një seriozitet dhe vullnet të mirë politik do të miratohet Ligji i cili do të parandalonte të kemi qeverisje megalomane në të kundrën do të përsëritet të njëjtat veprime. Qeveria në dorëheqje do të mbahet mend vetëm për dy arsye dhe atë në njërën anë për numëron enorm të ministrave dhe zv. Ministrave, ndërsa në anën tjetër për formimin e ushtrisë dhe vënien e tarifave ndaj Serbia!”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat