Alarmon Krasniqi: Kjo do të jetë tragjedia më e madhe për Kosovës - Bota Sot
Alarmon Krasniqi: Kjo do të jetë tragjedia më e madhe për Kosovës

Politika

Alarmon Krasniqi: Kjo do të jetë tragjedia më e madhe për Kosovës

Nga: N.H Më: 15 gusht 2019 Në ora: 00:18
Kadri Veseli

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se takimi Mustafa-Kurti ka rezultuar që të fus në një panik partin dhe zyrtarët e PDK-së.

“PDK-ja është në panik të madh. Sidomos pas takimit të z. Mustafa dhe z. Kurti. Deklaratat e një pas njëshme të zyrtareve të PDK-së, tregon friken e tyre që do t'i humbasin zgjedhjet dhe të shkojnë në opozitë pas 12 viteve”, ka thënë Krasniqi.

Ai me tej potencon se është koha që partia e Kadri Veselit të shkojë në opozitë, përcjell “Bota sot”.

“Ka ardhur koha që PDK të shkojë në opozitë. Qysh në 2010-të është dashur të shkojnë në opozitë, por gjithmonë gjenin bishta në qeverisje. Qe katër mandate janë në pushtet, respektivisht pesë mandate edhe në periudhën 2001-2004, kur kishim qeveri gjithëpërfshirëse”, potencon ai.

Mes të tjerave ai tregon se nëse PDK edhe këtë mandat nuk shkon në opozitë, do të ishte tragjedia më e madhe për Kosovën.

“Nëse PDK edhe këtë mandat nuk shkon në opozitë, do të ishte tragjedia më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Uroj që z. Mustafa t'i qëndroj besnik marrëveshjes me z.Kurti, qofte për koalicion parazgjedhor ose paszgjedhor”, ka treguar Krasniqi.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të mbahet më 22 gusht.

Grupet parlamentare pas takimit të thirur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, janë dakorduar që më 22 gusht të shpërndajnë Kuvendin, në seancën që fillon nga ora 10:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...