Deputeti i LDK-së e quan PDK-në strumbullar të korrupsionit dhe nepotizmit

Politika

Deputeti i LDK-së e quan PDK-në strumbullar të korrupsionit dhe nepotizmit

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:43
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është shprehur se në partinë e tij s’do të ketë vend për korrupsioni dhe nepotizmi.

Deputeti i LDK-së gjatë një bashkëbisedimi për “Bota sot” ka përmendur rastet e nepotizmit dhe korrupsionit si në KEK apo në PTK, gjithashtu, rastin e punësimeve  përmes telefonatave të njohur ndryshe si Pronto.

“Mbi një dekadë pushtet, kushërinjtë u bënë drejtor Keku, gratë drejtojnë PTK, ku bordet u mbushen me dajallarë, ku punësimi mikutantëve u bë përmes telefonatave Pronto, është tallje me publikun tani të ju themi e tash pas 12 vite pushtet ku lulëzoi nepotizmi korrupsion, e klientelizemi do ia nisim ta luftojmë këto dukuri. Çka të themi që jo vetëm bordet u zgjodhën me pronto telefonatat , por aty u përfolën edhe ata që sot janë në krye të organeve të drejtësisë e që do duhej ata ti luftonin këto dukuri”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tutje, Avdyli ka deklaruar se s`do të ketë vota për ata që degraduan vlerat e shtetit.

Po ashtu , ai ka thënë se strumbullari i këtyre dukurive negative ishte PDK, e në raste më të rralla edhe individ në partitë tjera pa dallim

“Prandaj s`ka lufte kundër korrupsionit e nepotizmit . Ata duan ti mashtrojnë edhe njëherë votuesit .Por kotë e kanë votuesi kosovar çdo vit e më shumë është më i pjekur dhe po voton me mendje. S`ka vota për ata që degraduan vlerat e këtij shteti. E strumbullari i këtyre dukurive negative ishte PDK, e në raste më të rralla edhe individ në partitë tjera pa dallim. Tetori duhet të jetë ndarje njëherë e përgjithmonë me epokën e erret të keqpërdorimit të pushtetit duke mos votuar të korruptuarit”, ka përfunduar Avdyli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat