Goditje e rëndë për Serbinë: Nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i bindet ultimatumit të Angela Merkel

Politika

Goditje e rëndë për Serbinë: Nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i bindet ultimatumit të Angela Merkel

Nga: M.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:05
Aleksandër Vuçiq dhe Angela Merkel

Siç shkruajnë mediat në Serbi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Vuçiqit që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.

Ndër të tjera, Merkel, ka qëndruar prapa vendimit të saj që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar.

Lidhur me këtë temë, analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, tha që ultimatum nga ana e shtetit gjerman tregon interesin e tij për Ballkanin.

Tutje, Haziri, tha që nëse shteti i Serbis është më I përgjegjshëm atëhere rruga drejtë BE-së do të jetë më e lehtë për Kosovën.

Në fund, Haziri, tha që Serbia nuk ka alternativë tjetër përpos që ti bindet ultimatumit të kancelarës gjermane Angela Merkel.

“Ultimatumi nëse mund të thuhet kështu të kancelarës gjermane, Angela Merkel, drejtë Beogradit zyrtar për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën, zgjedhje kjo e cila përjashton çfarëdo ndryshimi të kufijëve, i kamofluar si korigjim , është një tregues i fuqishëm i interesimit gjerman për rajonin e Ballkanit dhe një nga shtet më të forta sot në botë qe do ta ketë fjalën kryesore në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në rajon, sidomos në raportin Kosovë-Serbi.

Ultimatumi I kancelares Markel po ashtu shkon edhe në drejtim të vetdijsimit të elitës politike serbe në Beorgrad, për të hequr dorë nga plani I tyre për ndarjen e Kosovës, sic e kan planifikuara ata në pjesën shqiptare dhe serbe. Natyrisht nese Beogradi zyrtar e lexon më vëmendje ultimatumin e kancelarës gjermane, do të jetë edhe vet në të mirën e Serbisë.

Image
Nexhat Haziri

Nëse tregohet i përgjegjshëm shteti serb për ti përmirsuar dhe normalitizuar mardhënjet me fqiun e vet Kosovën, atëherë rruga drejtë integrimit të Serbisë drejtë BE-së do të jetë shumë më e lëhtë dhe shumë më e shpejtë. Cfardo kursi tjetër nese e ndjek Beogradi zyrtar në raport me Kosovën si marrëveshje përfundimtare do të ndëshkohet keq nga Brukseli, ku fjalën kryesore e ka Gjermania si shteti më I fuqishëm evropian.

Për Gjermanin nuk është interes i saj që të ketë levizje kufijësh në mes shteteve të Ballkanit, që historikisht nuk kan lëvizurë pa luftë dhe vujatje të njerëzve, dhe pasojat e ka ndier edhe vet shteti gjerman, sidomos në luftrat e viteve te ’90 gjatë dezintegrimit të ish-RSFJ-së. Dhe në këtë situatë unë mendoj se Serbia nuk ka alternativë tjetër përpos që ti bindet ultimatumit të kancelarës gjermane Angela Merkel”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat