Vjen thirrja e madhe për LDK-në: Gjasat më të mëdha për fitore do t’i kenë me ketë kandidat, ndryshe do të zhduken - Bota Sot
Vjen thirrja e madhe për LDK-në: Gjasat më të mëdha për fitore do t’i kenë me ketë kandidat, ndryshe do të zhduken

Politika

Vjen thirrja e madhe për LDK-në: Gjasat më të mëdha për fitore do t’i kenë me ketë kandidat, ndryshe do të zhduken

Nga: N.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:20
LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm e ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë , ka thënë se në takimin e sotëm është biseduar lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Mustafa gjithashtu ka thënë se në këtë mbledhje është biseduar edhe lidhur me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, por kryesia nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret.

Lidhur me këtë, politologu, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se nëse partia e Isa Mustafës dëshiron të fitojë në zgjedhje, atëherë gjasat më të mëdha do t'i kenë me zonjën Vjosa Osmani.

Image
Faik Krasniqi

“Vjosa Osmani është kandidatja më kredibile që të jetë kandidate për kryeministre e Kosovës. Kundërshtare e fortë e koalicionit me PDK-në. Nëse LDK dëshiron që të zhduket fare si parti, atëherë ka kandidatë tjerë sa të duash që mund të kandidojnë për postin e kryeministrit. Por, nëse duan të fitojnë, atëherë gjasat më të mëdha do t’i kenë me zonjën Vjosa Osmani”, është shprehur Krasniqi.

Me tej ai ka potencuar se duhet të dëgjohet vullneti i elektoratit të LDK-së, dhe jo ambiciet e sëmura të individëve të ndryshëm që më shumë e kane hallin personal.

“Ky është vullneti i elektoratit te LDK-së. Për këtë janë të vetëdijshëm zyrtarët e lartë të LDK-së, por edhe Isa Mustafa. Duhet të dëgjohet vullneti i elektoratit të LDK-së, dhe jo ambiciet e sëmura të individëve të ndryshëm që më shumë e kane hallin personal se sa të Kosovës. Pretendentet e tjerë të gjitha janë vegla të PDK-së, dhe ata po të kenë mundësi prapë bëhen bashkë me ta. Me Vjosën s'do të ketë koalicion me PDK-në. Koalicioni LDK-VV është koalicioni i shpresës, për të dale nga terri 20 vjeçar që na kanë futur mafiozet më në krye PDK-në”, tha politologu Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, mësohet tashmë se javën e ardhshme, respektivisht të hënën, të zgjidhet kandidati/kandidatja për kryeministër të LDK-së.

Ndryshe, LDK-ja sot ka vendosur që Arban Abrashi të jetë sekretar organizativ i partisë.

Kujtojmë pjesë e takimit të sotëm nuk ishin dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...