Haradinaj: Nënë Tereza, shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare

Politika

Haradinaj: Nënë Tereza, shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare

Nga: M.H Më: 26 gusht 2019 Në ora: 08:12
Shën Nënë Tereza

Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Ish-kryeministri, i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në facebok, ka thënë që, nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare. Haradinaj, shkruan që në109 vjetorin e saj e kujtojmë  trashëgiminë e jashtëzakonshme të sa.

Postimi i plotë

Nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit. Ajo e shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare, duke e universalizuar në përmasa botërore. Sot, në 109 vjetorin e lindjes, me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat