Vjen thirrja e fundit për LDK-në: Krasniqi ka një propozim për Isa Mustafën

Politika

Vjen thirrja e fundit për LDK-në: Krasniqi ka një propozim për Isa Mustafën

Nga: M.H Më: 30 gusht 2019 Në ora: 21:26
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka pranuar një letër nga kreu i LVV,Albin Kurti, i cili i ofroi koalicion, ndërsa orë më vonë, Mustafa i është përgjigjur ofertës së Albin Kurtit.

Sipas letër së Mustafës, LDK-ja nuk ka disponim që ta pranojë ofertën, pasi vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar, është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë dhe kësisoj oferta refuzohet.

Lidhur me këtë ngjarje, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Faik Krasniqi, tha që ideja ishte gjeniale, mirëpo që u refuzua nga ana e LDK-së, mirëpo Krasniqi, shprehët që LDK-ja duhet të bëjë koalicion me LVV, në mënyrë që të sjellë të mira në vend.

“Oferta e Albin Kurtit drejtë LDK-së ishte një ofertë shumë e mirë dhe reale. Ishte gjeniale dhe shumë e sinqertë, duke i dhënë përparësi kandidatit të LDK-së që të jetë bartës i listës së koalicionit të përbashkët. Cili do kandidat do të fitonte më shumë vota, ai kandidat edhe do të bëhej kryeministër.

Image
Faik Krasniqi

Nëse edhe pas kësaj oferte nuk nënshkruhet koalicioni mes këtyre dy partive, atëhere LDK-ja e dëshmon se kurrë nuk e ka pas në plan që të bëjë marrëveshje me LVV. Veç nëse LDK nuk futet në koalicion parazgjedhor me LVV, atëhere gjasat për t'i fituar zgjedhjet do t'i zbehën, kurse me LVV do të kishin gjasat që t'i fitonin deri në 70 deputetë. Nëse LDK -ja don të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj, duhet të bëhet bashkë me LVV”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat