Haradinaj: Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve - Bota Sot
Haradinaj: Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve

Politika

Haradinaj: Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve

Nga: M.H Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:57
Ramush, Anita dhe Gjini Haradinaj

Ish-kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social facebok, ka uruar fillimin e vitit shkollor të gjithë fëmijëve.

Haradinaj, përmend ditën parë të shkollës së djalit të tij Gjinit, duke cekur të arriturat që i kanë shënuar në arsim, uron vitin e ri shkollor dhe uron punë të mabrë mësimdhënësve.

Postimi i plotë

Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor.

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...