Tomë Gashi: Thaçi rrëzohet vetëm nëse bëhen bashkë LDK dhe VV, tentoi në mënyrë tinëzare dhe vetëvrasëse t’ia bënte këtë Kosovës - Bota Sot
Tomë Gashi: Thaçi rrëzohet vetëm nëse bëhen bashkë LDK dhe VV, tentoi në mënyrë tinëzare dhe vetëvrasëse t’ia bënte këtë Kosovës

Politika

Tomë Gashi: Thaçi rrëzohet vetëm nëse bëhen bashkë LDK dhe VV, tentoi në mënyrë tinëzare dhe vetëvrasëse t’ia bënte këtë Kosovës

Nga: N.H Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi

E nominuera e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë.

“Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën e Thaçit”.

Osmani gjithashtu ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun. “Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë. Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut”, ka dekalruar Osmani.

E lidhur me këtë, avokati i njohur, Tomë Gashi, konsideron se ky premtim i Vjosa Osmanit, mund të realizohet vetëm nëse ndodhë koalicioni mes LDK-së dhe VV-së.

“Është një premtim të cilin e nominuara e LDK-së për postin e kryeministres së Kosovës mund ta realizoj vetëm nëse bëhen bashkë me Vetëvendosjen, dhe me ketë bashkim të shumëpritur nga populli i Kosovës ky koalicion qeverisës do t’i fitojë rreth 70 deputetë në kuvendin e Kosovës, dhe së bashku me një parti të vogël që do te ju bashkëngjitet do të kishin praktikisht mbi 80 deputetë dhe me këtë edhe shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës ”, ka thënë Gashi

Me tej, ai tregon se vetëm shumica do mundësonte që të shkarkohej Thaçi, për shkak që sipas tij, ky i fundit në mënyrë tinëzare dhe vetëvrasëse tentoi të ndryshojë kufijtë shtetëror.

“Kjo shumice do të ju mundësonte që edhe në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese të shkarkojnë presidentin Thaçi për shkak të shkeljeve të Kushtetutës së Kosovës, dhe atë duke tentuar që në mënyrë tinëzare dhe vetëvrasëse për Kosovën të ndryshojë kufijtë shtetëror. Mirëpo, këtu ka një problem dhe ai është se zgjedhjen e Thaçit president e ka përkrahë edhe LDK-ja e Vjosës, por jo edhe VV-ja e Albinit që i bie se pa Vetëvendosjen dhe pa Albin Kurtin në koalicion as Vjosa Osmani nuk do të arrijë ta shkarkoj Thaçin si president”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...