Vjosa Osmani a do ta “deklason” Thaçin nëse bëhet kryeministre e Kosovës? - Bota Sot
Vjosa Osmani a do ta “deklason” Thaçin nëse bëhet kryeministre e Kosovës?

Politika

Vjosa Osmani a do ta “deklason” Thaçin nëse bëhet kryeministre e Kosovës?

Nga: D. B. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:53
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka deklaruar se roli i presidentit Hashim Thaçi në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, do të jetë ceremonial, në dekretimin final të saj në Kuvend.

Për këtë çështje analisti politik Skënder Zogaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë rezultat i krizës së thellë në të cilën hyri Kosova, për shkak të keq funksionimit të institucioneve të vendit.

“Pikërisht për këtë u deshën zgjedhjet e jashtëzakonshme për ta ndryshuar mënyrën e qeverisjes në Kosovë, gjë që shpresohet se do të ndodh. Dhe nëse ndodh, atëherë dihet se fituesi e fiton edhe të drejtën për ta ndryshuar kursin dhe mekanizmat qeverisës për ta tejkaluar krizën e rëndë në të cilën ndodhemi. Ndryshimi duhet të filloj që nga Parlamenti, te Qeveria dhe te Presidenti, që duhet të ndryshojnë jo vetëm qimet por edhe veset”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, një nga problemet më të mprehta është dialogu final me Serbinë që presidenti Thaçi nuk arriti ta zgjidh, e për më tepër konsiderohet se e ka komplikuar me lloj-lloj idesh.

“Mendoj se është krejt normale që kryeministri i ri ta merr përgjegjësinë kushtetuese që i takon dhe t'ia lehtësoj "barrën" presidentit, të dinamizoj forcën shtetërore Kosovës. Unë kështu jam duke i kuptuar deklaratat e pretendentes për kryeministre, zonjës Vjosa Osmani e cila ka shumë të drejtë që po ia përkujton rolin ceremonial të Presidentit pas verdiktit në Parlament. Kjo mënyrë e re e punës nuk është rikthim në ushtrimin e kompetencave e jo marrje e kompetencave të Presidentit, ka thënë analisti politik Zogaj.

Ai konsideron se kryeministri i ri sapo të merr pozitën, duhet të caktoj ekipin e bisedimeve dhe platformën për bisedime, madje të caktoj edhe datën në bashkëpunim më ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

“Presidenti do të duhet të publikisht të përshëndes bisedimet dhe të deklarohet se do të jetë përkrahës i bisedimeve dhe i marrëveshjes që palët arrijnë. Kjo mënyrë e mbanë Presidentin pjesë të bisedimeve dhe kompetentë në vendimin përfundimtar që ai do ta kurorëzonte pas miratimeve ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...