Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon me fushatën kundër korrupsionit, përkundër kritikave të mëdha nga pjesa tjetër e partive politike, shkruan gazeta “Bota sot”.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani duke e komentuar parafushatën e Kadri Veselit, ka thënë se kjo çështje është një gabim strategjik nga ana e PDK-së.
Sipas tij, asnjë parti nuk e përkrah këtë iniciativë dhe të gjithë e thonë njëjtë se PDK është pjesë e krimit dhe korrupsionit.
“Është gabim strategjik i PDK-së me u marr me këtë çështje, sepse të gjithë flasin se janë e pjesë e korrupsionit. Nuk është dashtë kështu të veproj kundër vetës Kadri Veseli, asnjë parti nuk e përkrah dhe të gjithë e thonë njëjtë se ata janë pjesë e krimit dhe korrupsionit si PDK, andaj është bërë një gabim strategjik”, ka thënë Burjani.
Mes tjerave, Burjani shprehet se partia e Veselit do të duhej ta përkrahte fillimisht Vettingun, e pastaj ta zgjeronte gamen e saj.
“Partia Demokratike e Kosovës është dashtë të thotë se do ta përkrah Vettingun, kjo do të mjaftonte si fillim pastaj me zgjeru gamen e aktiviteteve, pra nuk ka gjë prej kësaj teme që e kam stigmatizuar edhe me tej PDK-në si keqbërëse popullore. Ka shumë kritika edhe nga qytetarët për këtë pakt të Veselit”, është shprehur ai.
Në fund, ai nënvizon se kryetari i PDK-së duket të jetë i çuditshëm kur bënë propozime të matura dhe kontraproduktive.
Ndërsa, thekson se PDK akuzohet që 20 vjet gati për kapje të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.
“Vet Veseli duket të jetë i çuditshëm kur bënë propozime të matura dhe kontraproduktive, pra PDK akuzohet që 20 vjet gati për kapje të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.