Ferati tregon çka do të ndodhë me dialogun me Serbinë nëse LDK vjen në pushtet

Politika

Ferati tregon çka do të ndodhë me dialogun me Serbinë nëse LDK vjen në pushtet

Nga: G.B Më: 24 shtator 2019 Në ora: 23:45
Ilir Ferati

Prej kohësh dialogu me Serbinë është i pezulluar dhe Serbia nuk dëshiron ta vazhdojë, pa heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Por, si do të veprojë LDK me dialogun me Serbinë, nëse vjen në pushtet?

Lidhur me këtë, kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka thënë për gazetën “Bota sot” se dialogu duhet të vazhdojë dhe të udhëhiqet nga kryeministrja e ardhshme e Kosovës, bashkë me partnerët e saj.

“Unë mendoj që dialogu duhet të vazhdojë, ai do të udhëhiqet nga Kryeministrja e ardhshme e Kosovës bashkë me partnerët e saj. Dialogu duhet të shfrytëzohet si mjet që na shpie në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë - ku Serbia njeh pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj, të shpallur në vitin 2008”, ka deklaruar Ferati për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat