Ministrat e ardhshëm dhe deputetët të shkojnë me biçikleta në punë, jo me vetura luksoze

Politika

Ministrat e ardhshëm dhe deputetët të shkojnë me biçikleta në punë, jo me vetura luksoze

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 tetor 2019 Në ora: 18:29
Kuvendi i Kosovës

Derisa ministrat e shteteve të ndryshme evropiane, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili me biçikletë ka shkuar edhe deri të pallati mbretëror, tek ne nuk ndodh një gjë e tillë. Shteti më i varfër në Evropë vazhdon të ballafaqohet me luksin e madh të nisur qe nga qeveria Thaçi 1. Luksi i tillë vazhdoi, dhe ende vazhdon me qeverinë në ikje Haradinaj 2. Vetëm gjatë viti të kaluar 686. 371 euro kanë shpenzuar vetëm shtatë ministri të qeverisë së Kosovës, për paga, mëditje, dreka, darka, karburante e telefona. Pastaj mbi 200 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për paga e mëditje vetëm vitin e kaluar, për kabinetin e ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Bedri Hamza i cili del se gjoja ka mbrojtur buxhetin e shteti ka bërë shpenzime për udhëtimet zyrtare të kabinetit të ministrit, të cilëve 15 mijë euro u janë dhënë këtyre zyrtarëve për mëditjet e udhëtimeve kurse 15 mijë euro të tjera janë shpenzuar për bileta e këtyre udhëtimeve. Dhe këta po të njëjtit dalin tani në fushatë dhe flasin për shtet të së drejtës, kurse janë pikërisht ata që e kanë vjedhur këtë shtet deri në palcë. Për vjedhjen e buxhetit të shteti s`kanë të drejtë morale të flas as vet edhe Ramush Haradinaj. Të kujtojmë se viti 2018 u mbyll më shpenzime shumë të mëdha në luks nga Qeveria e Ramush Haradinajt. Janë këto vizita ku liderët shtetërorë e marrin me vete gjithë që iu shohin sytë në zyrë. Të madh e të vegël. Dhe, shpenzojnë mijëra euro pastaj për hotele, dreka e darka, shopingje e qejf. E më së shumti për mëditje. Të kompleksuar nga ideja se janë “dikush”, vazhdojnë të shpenzojnë pa turp buxhetin e shteti, edhe atë për qejfe, deri edhe për rregullimin e flokëve.

Përkundër këtyre shpenzimeve, askush deri më tani nga kandidatët për kryeministër nuk ka dhënë saktë se sa do të jetë numri i ministrave dhe zvministrave në qeverinë e ardhshme. Për me tepër nuk kanë saktësuar se si do e ndalin këtë dukuri të vjedhjes me letra të shteti. Ndonëse janë nga VV dhe LDK që kanë potencuar se sdo të jenë njësoj si qeveria e Hashimit apo Ramushit, kanë munguar gjërat konkrete. Në mungesë të vetëdijes së deputetëve, ministrave dhe komplet klasës politike që të shkojnë në punë edhe me biçikleta, ata që nuk e kanë larg vendbanimin. Pavarësisht kësaj, qeveria e ardhshme duhet të çliroj komplet uzurpimin e qeverisë me stafë të panevojshëm. Shtrohet pyetja se pse duhet një ministër të ketë tre apo katër zv. ministra. Paramendo se qeveria e kaluar me mbi 82 zv.ministra ka shpenzuar mbi 5 milion euro, aq sa e ka buxhetin komplet komuna e Elez Hanit me mbi 10 mijë banorë. Pastaj pse duhet secili ministër, zv.ministër apo ndonjë këshilltar të këtë veturë zyrtar në shërbim.

Veturat zyrtare duhet te këtë: Presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, ministri i jashtëm dhe ai i brendshëm, të tjerët jo. Pastaj pse duhet të paguhen mëditjet, kur një zyrtarë merr pagë mujore. Kjo i bije sikur një mësues që ka pagën mujore të kërkoj mëditje pse shkon nxënësit. Prandaj, qeveria e ardhshme që mos të bëjë gabimet e të tjerëve në të kaluarën, nuk duhet të përsëri të njëjtat gabime. Dhe njëra ndër kryesoret është të kujdeset për paranë publike, duke kthyer taksat e qytetarëve në shërbim tyre, të komuniteti dhe jo të një grusht personash, të cilët pa fije trupi bëjnë luksi mbi qytetarët e varfër. Besoj, dhe kjo duhet të ndodh, ndryshe s`kemi pse të votojmë dhe as të shpresojmë për ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat