Zarfet e helmuara nga Serbia mobilizojnë institucionet e sigurisë

Politika

Zarfet e helmuara nga Serbia mobilizojnë institucionet e sigurisë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 15 tetor 2019 Në ora: 12:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së diel, kur po numëroheshin votat në Qendrën e numërimit rreth orës 11:00, është  ndërprerë procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Zyrtarët u paraqiten në Mjekësin Familjarë në Prishtinë, me kruraje, djegie e të vjella.

11 prej tyre u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në Klinikën Efektive, teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile, kanë njoftuar mjekë nga kjo klinikë.

Ndërkaq, institucionet e sigurisë ende nuk kanë bërë publike hetimet e tyre se si ka ndodhur rasti dhe se për cfarë helmimi bëhet fjalë saktësisht.

Presidenti mbledhë kompetentët

Një ditë pas rastit të helmimit të punëtorëve të KQZ-së, Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin dhe kreun e AKI-së Shpend Maxhunin.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi drejtuar mediave nga presidenca.

 “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës”, shkruhet në njoftimin drejtuar mediave.

Presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.

Një ditë pas rastit të helmimit të punëtorëve të KQZ-së, Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin dhe kreun e AKI-së Shpend Maxhunin.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi drejtuar mediave nga presidenca.

 “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës”, shkruhet në njoftimin drejtuar mediave.

Presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.

 “Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Islami: Policia dhe institucionet e sigurisë duhet të kontrollojnë se çfarë hynë dhe del nga Kosova

Image
 Avni Islami

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot”, tha që rasti i helmimit nuk është diçka që nuk është pritur mirëpo që Kosova nuk duhet të ndalet përkundrazi duhet të iu bëjë ballë të gjitha këtyre gjërave të Serbisë, duhet merren masa karshi Serbisë.

“Rasti i djeshëm i helmimeve të disa punëtorëve dhe zyrtarëve të KQZ-së, gjatë hapjes së zarfeve të ardhur nga Serbia duke i numëruar votat e tyre është diçka që është pritur për shkak se prej një shteti armik, i cili atu ku ka mundësi aty ku mundet mundohet t`i bëjë keq Kosovës. Nuk duhet harruar luftërat ushtarake kanë përfunduar me rastin hyrjes së NATOS ndërsa luftës speciale informative përdorimi i gazit kimik dhe biologjik nuk do të ndalen deri sa të ketë një Kosovë që do t`i bëjë ballë të gjitha këtyre gjerave të Serbisë”, është shprehur Islami.

Sipas tij, nuk është diçka e papritur, por është për tu shqetësuar.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet e sigurisë  është dashur t`i parandalonin  gjërat e tilla për shkak se deri në kufi është përgjegjës shteti i Serbisë, por që nga hyrja në kufi e deri tek arritja në vendin që është paraparë të jenë është përgjegjës Policia e Kosovës dhe në përgjithësi institucionet e sigurisë”, u shpreh, Islami.

Më tej, Islami, tha që është shumë shqetësuese një gjë e tillë pasi që mund të ndodhë edhe diçka më e madhe nga mos kontrollimi i duhur nga ana e kufirit në Kosovë.  

“Pavarësisht epilogut që ende nuk janë dhënë rezultatet përfundimtare mund të paragjykojmë, mirëpo janë disa indikacione që diçka ka pasur. Është edhe më shqetësuese që në të ardhmen çka nëse letra të tilla me helme të tilla do të vijnë qoftë Presidentit apo kryeministrit, zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës. Pra, duhet marrë masa AKI-ja, policia e Kosovës dhe Institucionet e tjera, ata duhet të kontrollojnë se çfarë hynë dhe çfarë del nga Kosova”, përfundoi, Islami.

Duhanaj: KQZ, duhet të marrë vendim të mos i njoh votat e ardhura nga Serbia

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që qasja e Serbisë për të pasur kinse një marrëveshje me Kosovën ishte njëra ndër taktikat e Serbisë për të u ulur në tavolinën e negocimeve.

“Serbia,nuk ka ndryshuar në asnjë moment qasjen e saj rreth Kosovës dhe shqiptarëve. Ka pasur faza kur Serbia, duke u ulur në tavolina të negocimit është munduar të kamuflojë idetë dhe qasjen e tyre shoviniste kinse po kërkojnë marrëveshje me shqiptarët, përderisa në anën tjetër nuk lënë gurë pa lëvizur për të na luftuar. Instalimi i subjektit Lista Serbe në skenën politike shqiptare ishte shkelje e rëndë ndaj minoritetit serb në Kosovë”, tha Duhanaj.

Tutje, Duhanaj, u shpreh që në këto zgjedhje patë kërcënim të serbëve lokal  e për të mos mjaftuar na kthyen në kohën e viteve të 80-ta, duke helmuar zyrtarët.

“Tash në këto zgjedhje, nuk u mjaftuan vetëm me vjedhje e manipulim votash. Ke kërcënime ndaj serbëve local, këtu shkuan edhe me larg, duke na e rikthyer në kujtesën fundviteve të 80-ta ku në shkollat shqiptare shpërndahej helm. Nxënësit e gjimnazeve të atëhershme, u helmuan pamëshirshëm. Nëse atëherë kemi qenë të pambrojtur, sot nuk guxojmë të heshtim. Ketë akt barbar të helmimit të komisionerëve duhet ta marrë vesh e gjithë bota”, u shpreh Duhanaj.

Më pas, Duhanaj, thotë nuk duhet të heshtim karshi këtyre gjërave pasi që nuk duhet të lejojmë që një shtet i tërë t`i dorëzohet një grupimi politik që shkelë ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Serbia e thërret Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe për gjerat me banale të cilat i bënë vetë, duke i akuzuar shqiptarët, prandaj nuk guxojmë të heshtim por të bëjmë thirrje për hetim. Kosova duhet të mbrojë qytetarët e vetë dhe Kushtetueshmërinë e saj. Nuk guxojmë të lejojmë që një shtet i tërë të dorëzohet ndaj një grupimi politik që shkelë mbi ligjet dhe Kushtetutën e vendit. KQZ, duhet të marrë vëndim të mos i njoh votat e ardhura nga Serbia”, përfundoi, Duhanaj.

Krasniqi: BE-ja dhe OSBE-ja do te duhet te ndërmarrin masa të ashpra ndaj Serbisë

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që duhet të ndërmerren masa nga BE-ja dhe OSBE-ja, në mënyrë që të mos përsëritet më.

“Nuk është hera e parë që Serbia na helmon, na ka helmuar edhe në vitin 1990, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ku u patën helmuar disa mijëra nxënësve. Edhe sot ka prej tyre që i vuajnë pasojat e helmimit të asaj kohe. BE-ja dhe OSBE-ja do të duhet të ndërmarrin masa të ashpra ndaj Serbisë për këtë veprim tinëzar. Pas këtij rasti institucionet tona duhet që të gjitha zarfet që kanë ardhur nga Serbia t'i asgjësojnë”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, Krasniqi, tha që është turp nga ana e KQZ-së të mos numërohen votat e mërgatës dhe se institucionet e Kosovës nuk duhet të rrin duarkryq në lidhje më këtë ngjarje.

“Kurse në zgjedhjet tjera asnjë zarf që vijë nga Serbia mos të pranohet. Njëkohësisht është turp nga ana e KQZ-së që të refuzojë numërimin e votave të mërgatës, kurse ato të Serbisë po. Cfarë duhet të bëjë Kosova? Institucionet e Kosovës nuk duhet të rrinë duarkryq përballë këtij agresioni të egër të Serbisë. Duhet t'ia bëjnë me dije bashkësisë ndërkombëtare që Serbia është po e njëjta siç ka qenë në kohën e Millosheviqit. 

Bashkësia Ndërkombëtare s'duhet ta toleroje më një shtet agresor si Serbia. Albin Kurti jo me kot s'ka thënë që me Serbinë do ta zbatojë masën e reciprocitetit. Vetëm këtë gjuhë e njeh Serbia”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat