Me kërkesën e dëmshpërblimit serb, Albin Kurti tërë Serbin e ka futur në hipotekë politike

Politika

Me kërkesën e dëmshpërblimit serb, Albin Kurti tërë Serbin e ka futur në hipotekë politike

Nga: D. B Më: 30 tetor 2019 Në ora: 14:46
Albin Kurti

Ende pa mos e marrë detyrën e Kryeministrit të Kosovës, kërkesa e dëmshpërblimit serb ndaj Kosovës e Albin Kurtit e ka futur tërë Serbinë në hipotekë politike.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë klasa politike duhet të mësohet nga veprimet e Albin Kurti, se si duhet bërë politikë.

“Mësohuni ju elitë politike nga Albin Kurti sesi bëhet politikë, vetëm me kërkesën e parë të dëmshpërblimit të qeverisë serbe ndaj krimeve gjenocidiale, vrastare, dhunimeve e të bëmave të shëmtuara në Kosovë, Albini, ka mposhtur politikën serbe. Vuçiqat e Daçiqat i ka lënë gojë hapur. Ende pa mos e marrë detyrën e Kryeministrit kërkesa e dëmshpërblimit serb ndaj Kosovës e Albin Kurtit e ka futur tërë Serbinë në hipotekë politike. Njerëzit e mençur dinë çfarë kërkojnë, qeveria e mëparshme e korruptuar e Kosovës harruan fare gjenocidet e bërë serbe në Kosovë, në vend që t'i kërkonin botës e Serbisë dëmshpërblime ata merreshin me taksat e kota serbe. Kërkesa e dëmshpërblimit serb ndaj Kosovës e bëri që në SHBA të demonstrojnë shqiptarët për gjenocidin e krimet serbe në Kosovë. Përkujtimi është e kundërta e harresës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat