Krasniqi kërkon hetim për 53 milionët e Palit, konfiskim të pasurisë dhe dënime të ashpra me burg - Bota Sot
Krasniqi kërkon hetim për 53 milionët e Palit, konfiskim të pasurisë dhe dënime të ashpra me burg

Politika

Krasniqi kërkon hetim për 53 milionët e Palit, konfiskim të pasurisë dhe dënime të ashpra me burg

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 15:11
Pal Lekaj

Ministri i Qeverisë Haradinaj, Pal Lekaj, thuhet se ka fshehur një raport që Kosovës do të ia shpëtonte 39 milionë euro.

Kështu u raportua në media që përmbajtjen e opinionit të kompanisë “Hill International”, i cili hidhte poshtë kërkesën e konsorciumit “Bechtel-Enka” për pagesën e 53 milionë eurove shtesë, nuk e kishte në dispozicion Komiteti Ndërministror.

Për këtë çështje, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë dhe opinionisti Faik Krasniqi, thotë se, krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do të ketë shumë punë për të pastruar pisllëqet e dy dekadave të fundit, të shkaktuar nga këta politikanë hajna.

Ai thotë se, përveç ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë që janë primare, “është shumë primare për t'i ndëshkuar këta hajna që bën milionat në kurrizin tonë”.

“Jo vetëm ky skandal hajnie i 53 milionëshit, por duhet të hetohet çdo rast që ka dëmtuar shtetin dhe qytetarët e këtij vendi. Edhe çdo privatizim duhet të hetohet. Përveç konfiskimit të pasurisë duhet edhe të ketë dënime të ashpra me burg!”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, çdo qindarkë që është vjedhur t'i kthehet shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Kam besim të madh në kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin, që do të arrije t'i bëj këto gjëra!”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat