Kryeziu tregon se në cilat raste i lejohet Haradinajt të marrë vendime

Politika

Kryeziu tregon se në cilat raste i lejohet Haradinajt të marrë vendime

Nga: G.B Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Ramush Haradinaj

Së shpejti pritet të formohet Qeveria e re e Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ.

E kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj së fundmi mbajti mbledhjen e qeverisë, duke marrë vendime në lidhje me buxhetin.

Por, sa duhet të mbajë mbledhje dhe të marrë vendime?

Image
Nexhat Kryeziu

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të ekonomisë Nexhat Kryeziu ka thënë se mbajtja e mbledhjes së ish qeverisë në kohën kur tanimë janë bërë më shumë se 1 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme është shumë e pazakontë!

“Kjo për më shumë kur u shtohet fakti se të gjitha partitë që bëjnë pjesë në qeveri do të jenë në opozitë apo disa të tjera nuk do ta kalojnë as edhe pragun zgjedhor që të jenë parti parlamentare në legjislaturën e tanishme”, është shprehur ai.

Sipas Kryeziut, qeveria në shkuarje nuk duhet ta mbajë asnjë mbledhje apo vendim, përpos ndonjë rasti emergjent që lidhet me sigurinë kombëtare apo katastrofat natyrore.

“Në asnjë rrethanë, qeveria në shkuarje nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të merr ndonjë vendim, përveç nëse ka ndonjë situatë emergjente që ndërlidhet me sigurinë kombëtare apo katastrofat natyrore dhe natyrisht të sigurohet që shërbimet ndaj qytetareve të kryhen normalisht”, ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Nexhat Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat