Eksperti i sigurisë: Nëse vrasjet janë organizuar nga SHIK-ut, ja çfarë duhet të ndodhë...

Politika

Eksperti i sigurisë: Nëse vrasjet janë organizuar nga SHIK-ut, ja çfarë duhet të ndodhë...

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Kosova tani në këtë kohë mbas zgjedhjeve që pësuan, gjendet para formimit të Qeverisë dhe Parlamentit. Me certifikimin e votave të zgjedhjeve, definitivisht dihet se kush i ka fituar këto zgjedhje.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se formalisht po dihet se këto zgjedhje i ka fituar LVV, e pas saj radhitet LDK-ja të cilët kanë shprehë gatishmëri që ta formojnë qeverisjen ditëve në vijim.

“Në këtë kohë ende pa u formuar qeveria, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Zvicra, ka arritur rezultati përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, në të cilin raport shprehen dyshime se bëhet fjalë për vetëvrasje, por në këtë raport epen udhëzime që të bëhen hetime për këtë rasti cili në bazë të lëndimeve trupore ka te bëjë me vrasje. Dyshimet për këtë raste përforcohen edhe më shumë se edhe në të kaluarën nga ana e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Anglia i patën bazuar dyshimet e tyre, se për këtë vepër duhen të bëhen hetime për vrasje, se të gjitha plagët ndaj viktimës na janë të orientuara në atë drejtim”, ka thënë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, me vetë faktin se Qeveria në ardhje është në formim e sipër, atë e presin punë jashtëzakonisht të vështira në stabilitetin e saj dhe formimin e saj.

“Tashmë  dihet se ende pa u formuar kjo Qeveri, qysh tash ka presione nga faktori ndërkombëtar për fillimin e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe njohjeve reciproke mes tyre. Prandaj Qeverinë në ardhje e presin punë dhe angazhime të mëdha. Me fillimin e punës së qeverie një kohë të konsiderueshme duhet të kalohet deri sa të emërohen kuadrat e dikastereve të ndryshëm e pikë së pari të Ministrive. Me fillimin e funksionimit të Ministrive, mendoj se duhet të analizohen nga ana e eksperteve, institucione të tëra, se a i kanë kryer punët me suksese deri më tani, ndër këto institucione janë Gjyqësia, Prokuroria, Policia, AKI, Shëndetësia dhe shumë shërbime tjera edhe në institucione që si përmenda, dhe nëse konstatohet se ka pas lëshime apo mos kryerje të obligimeve të tyre, sipas ligjit, të hulumtohen dhe të hetohen këto shërbime dhe të bëhet riorganizimi i tyre me njerëz profesional të pastër dhe të shkolluar, me përkrahje ligjore nga Kryeministri dhe Ministrat, dhe ndaj atyre personave që i kanë bërë shkeljet ligjore apo përfitime materialë personale, të ngritën procedurat penale dhe nëse shpallen fajtore, t’iu konfiskohet pasuria e tyre si produkt i përfitimet në kundërshtim me ligjet tona. Sikur e shpjegova më lartë që për rastin e Astrit Deharit dhe raste tjera të ngjashme si Dino Hasanit, Pistes dhe shumë raste të tjera, duhen të udhëhiqen hetimet dhe nëse del se bëhet fjalë për vrasje, vrasësit duhen sa më parë të burgosen, dhe të bëhen hetime rreth organizimit të këtyre vrasjeve, dhe nëse del që këto vrasje ishin të organizuara, duhet të hulumtohen se kush i kishte organizuar këto vrasje, dhe organizatorët gjithashtu sa më parë duhen te burgosen, dhe të punohet me ta, që të zbulohet qëllimi i këtyre organizimeve të vrasjeve sipas hierarkisë të këtyre krimeve”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai konsideron se duhet të hulumtohet për vrasjet e më parme politike dhe të arrihet deri tek lidhshmëria e tyre, me këto vrasje të më vonshme sikur që i përmenda dhe të konstatohet se kush i ka organizuar këto vrasje.

“Nëse del që organizues të këtyre vrasjeve është SHIK-u, gjithsesi duhet që në mënyrë precize dhe gjithëpërfshirëse të hulumtohet për të gjitha vrasjet gjatë dhe pas luftës dhe të zbulohen në tërësi këto vrasje dhe të s’pastrohet dyshimi për të kaluarën dhe të dihen kush ishin ata që i kanë themeluar këto organizata sipas hierarkisë te “Shërbimeve Informative” dhe kush kane dhënë urdhra për vrasje të panumërta që janë bërë në këto periudha kohore. Kjo vlen për të gjitha shërbimet informative të gjitha partive që i kanë pasur si të tilla nëse janë marr me krime dhe argumentimin e këtyre krimeve. Marrë në tërësi këto zgjedhje ishin të tilla sikur u argumentuan, se tani opozita e kryesisht LVV tani për herë të parë do ta qeverise Kosovën. Elektorati ia dha këtë të drejt LVV, që Kosova të qeveriset nga kjo parti, që deri me tani asnjëherë nuk e ka qeverisur vendin tonë. Me ato premtime që LVV ia ka dhënë elektoratit, se do ta luftoj krimin e organizuar dhe do ti burgos të gjithë ata që në të kaluarën nga këto krime kanë përfitua, duke krijuar përfitime të mëdha  materiale”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, nëse LVV dëshiron ta mbajë fjalën dhe t’ia ngritë reputacionin vetit, ajo duhet të jetë koherente në hap me kohën ,dhe ti luftoj gjitha të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi nga çlirimi, e deri më tani.

“Kjo Qeveri e ka të garantuar që një kohë të gjatë ta qeveris këtë vend, për të hyrë në historinë e vendit tonë si Qeveria që iu ka përmbajte premtimet elektoratit të saj gjë që asnjë qeveri deri më tani nuk iu kanë përmbajte premtimeve që iu jepeshin elektoratit të tyre. Për ti arritur këto rezultate sikur i shpjegova, elektorati duhet të jetë i durueshëm, se për një luftim të tillë duhet një periudhë me gjatë kohore, që nuk duhet të mendohet se ato suksese nuk arrihen qysh në vitin e parë apo të dytë. Se pari duhen të konsoludohen radhët e qeverisë dhe hap pas hapi të shkohet drejt premtimeve të dhënë në realizimin e premtimeve elektoratit. Për ti realizuar këto premtime qeverisë duhet ti ndihmon edhe populli me durimin e tij dhe ndihmat tjera që mujn ti ofrohen policisë si: informata të ndryshme për krimet që janë bërë me fakte në të kaluarën, apo krimet që po organizohen për tu bërë, shpërndarja e drogës dhe shitja e saj, vjedhjet e ndryshme në përgatitje apo kush i ka krye ato, shitja e patentë shoferëve apo dhënia e mitos për patentë shofer, apo kriminelët që i sulmojnë bankat dhe të ngjashme ndihma, por edhe ndihma tjera që qytetaret mujn  ti ofrojnë qeveritareve qe sa ma mire dhe ne mënyrë efikase ti luftojnë të këqijat e këtij vendi. Pa një bashkëpunim të ndërsjelltë me qeverinë rezultatet nuk mujn të jenë të efektshme, sepse më në fund qeveria është e popullit dhe si e tillë është produkt po i atij populli”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat