Tirana duhet të ndalet nga minishengeni sllavomadh - Bota Sot
Tirana duhet të ndalet nga minishengeni sllavomadh

Politika

Tirana duhet të ndalet nga minishengeni sllavomadh

Nga: D. B Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:02
Pamje nga Samiti i Ohrit

Samitet në Ballkan ku përjashtohet Kosova për shkak të Serbisë nuk duhet respektuar, sepse nuk ka gjë më të shenjtë së kombi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se as bashkëpunimi ekonomik, tregtia e lire dhe kalimi i kufirit me dy apo pa dy kontrollime, qoftë edhe pa asnjë kontroll kufitare, kundruall çështjes kombëtare shqiptare të pazgjidhur, nuk ka rëndësi dhe kurrë nuk mund të pranohet nga shqiptarët.

“Rama duhet të dëgjoj dhimbjet e nënave shqiptare për 1667 bashkë familjar të mbytur dhe të varrosur diku në Serbi nga klika e Vuçiqit. Por çka mund të thuhet për 20 mijë femra shqiptare të përdhunuara nga Serbia kur Vuçiq ishte Ministër i Informimit në Qeverinë fashiste serbe? Çka dhe pse nuk kapen kriminelet serbe që vranë mbi 13 mijë shqiptarë në vitet 1998/99? Ku mbeten vuajtjet e shqiptarëve që u dëbuan me dhunë e me terror nga vendet e tyre stërgjyshorë? Dhe çfarë morali ka Ed Rama kur kolegu i tij krimineli Vuçiqi i Serbisë, kurrë as të falur nuk i ka kërkuar shqiptarëve për vrasjet dhe për krimet, e përdhunimet e kryera nga Serbia dhe serbet, si dhe për gjenocidin shkatërrimtar të kombit shqiptar në Kosovë. Vallë si nuk i ndjen Edi Rama dhimbjet shpirtërore të popullit të vet? Do të sugjeroja që të dëgjosh këto dhimbje  dhe të  nguliten  në zemër dhe në mendje dhe do të përcjellë ditë pas ditë deri ne vdekje”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Tirana duhet të ndalet nga Mini Shengeni sllavomadh i Beogradit, dhe Kosova si shtet nuk mund te pranoj ndonjë lidhje me sllavet, sepse kjo lidhje ne 100 vjetet e fundit i ka kushtuar popullit shqiptar me qindra e me mijëra veta.

“Ne duhet si komb të kemi lidhje ndërmjet veti dhe këtej të synojmë integrimet në UE dhe në NATO. Shpresoj se edhe Edi Rama do të kuptojë këtë pikësynim dhe se nuk duhet për shkak të votës kundër për hapjen e negociatave në UE të merr rrugën e cila është e rrezikuar dhe me konflikte të mëdha për shqiptaret. Lidhjet në sllavët nuk e zëvendësojnë UE, me UE hiqen të gjitha pengesat edhe në kuadër të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Është e domosdoshme qw Edi Ramen tw ndalet nga rruga e tillw nga Kuvendi i Shqipërisë, sepse me vullnet, nga ajo që deklaroi në Ohër,, nuk tërhiqet. Shqipëria ka probleme të dukshme me Greqinë. Atje nuk është zgjidhur problemi i kufijve shtetëror dhe i zonës së detit. Greqia po synon pjesë të mëdha të shtetit shqiptar. Në anën tjetër, Serbia po synon gjysmën mos tërë Kosovën. Këtu është baza që Tirana dhe Prishtina duhet të bashkëpunojnë dhe të ruajnë lidhjet me SHBA-në dhe me shtetet e ndryshme të UE, si dhe me vetë Unionin”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai ka thënë se kjo lidhje i ndihmon kombit në ruajtjen e hapësirës, si Lidhjet lokale, si Mini Shengeni i Ballkanit, ku bëjnë pjesë ish-republikat sllave te Jugosllavisë, përndryshe përgjegjëse për gjenocidin 100 vjeçar ndaj shqiptarëve, nuk kanë të ardhme.

“Shqiptaret duhet te lidhen ne mes veti. Kemi shume organizime tw ndara dhe me politika te veçanta. Këtu duhet të veproj Rama, dhe këto politika jo unike duhet unifikuar. E kjo arrihet jo me iniciativa sllave, po me interesa shqiptare. Tirana duhet të ndalet nga ky Shengen sllavomadh. Nëse mendon ndryshe, atëherë Edi Rama nuk e njeh politikën sllave, nuk e njeh të kaluarën tone dhe nuk ka lidhje me të ardhmen e kombit të ndarë. Këtej ky bëhet shumë i rrezikshëm. E ardhmja e shteteve tona dhe e kombit shqiptar është vetëm në UE dhe në NATO, sepse lidhje tjera nuk ka”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat