Sfida e Albin Kurtit me demarkacionin me Malin e Zi - Bota Sot
Sfida e Albin Kurtit me demarkacionin me Malin e Zi

Politika

Sfida e Albin Kurtit me demarkacionin me Malin e Zi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Albin Kurti

“Andaj, nuk ka as bazë ligjor për një gjë të tillë dhe kjo mbetet pretend por nuk shoh diçka konkrete që mund të arrihet. Besoj edhe LDK nuk është e interesuar për të humbur tokë pra që do të ishte për një rishikim, megjithatë kjo varet nga vullneti i malazezve, e të cilët disa zyrtarëve të tyre e konsiderojnë të mbyllur demarkacionin, dhe nuk kanë çfarë të flasin për këtë temë, në këtë logjikë. Besoj se kjo është e pamundur të ndryshohet diçka në këtë drejtim”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Kryeministri në ardhje Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se ‘nuk do të lë guralec pa lëvizur deri në kthimin e 8 mijë e 200 hektarëve që iu dhanë Malit të Zi’.

Lideri i Vetëvendosjes që fitoi besimin e popullit, vazhdimisht ka qenë kundërshtar i ashpër i demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa ka hedhur kritika të ashpra për ish kryeministrin Haradinaj i cili me të ardhur në pushtet, ndërroi qëndrimin e tij dhe e votoi demarkacionin, për të cilin Kurti thotë se i humbën Kosovës 8 mijë e 200 hektarë.

Por se çfarë do të ndodhe me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në qeverisjen Kurti, dhe se a do ta mbështes LDK-ja në këtë çështje kryeministrin në ardhje, analisti politik Rexhep Shahu ka thënë se të gjitha këto janë deklarata politike individuale partiake por nga karriga e Kurtit kryeministër vështirë të dalin këto deklarata dhe të zbatohet kjo kërkesë e dëshirë.

Ai ka thënë për “Bota sot” se LDK-ja nuk bën as më pak, e as më shumë se sa lejon ligji, kushtetuta dhe kodet për marrëdhënie me fqinjët.

Image
Rexhep Shahu

“Kufijtë vendosen ose me luftë, ose me bisedime. Por thënë shkurt që në shqiptarët ti vendosim kufijtë me luftë, kjo është përrallë, sepse ne me luftë vendosim ‘gardh’ për vëllain ose vritemi për’ gardh ‘ me vëllain. Deklarata e Kurtit pa u bërë kryeministër është deklaratë e zakonshme, apo një dëshirë si e çdo shqiptari që flet veç fjalë. Kur të jetë Kurti kryeministër ka më ece nëpër vija të bardha të trafikut kryeministror”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Mehmeti: Sado që qeveria e ardhshme mes VV dhe LDK-së të inicioj në këtë çështje, është e pamundur të ndryshon diçka

Kurse analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se sado që qeveria e ardhshme mes VV dhe LDK-së të inicioj në këtë çështje, është e pamundur të ndryshon diçka.

Sipas tij, kjo për arsyen e thjeshtë pasi është miratuar në të dyja kuvendet miratimi për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Image
Faton Mehmeti

“Andaj, nuk ka as bazë ligjor për një gjë të tillë dhe kjo mbetet pretend por nuk shoh diçka konkrete që mund të arrihet. Besoj edhe LDK nuk është e interesuar për të humbur tokë pra që do të ishte për një rishikim, megjithatë kjo varet nga vullneti i malazezve, e të cilët disa zyrtarëve të tyre e konsiderojnë të mbyllur demarkacionin, dhe nuk kanë çfarë të flasin për këtë temë, në këtë logjikë. Besoj se kjo është e pamundur të ndryshohet diçka në këtë drejtim”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Rexhaj: Hapja e kësaj kutie të ‘ Pandorës’ nga Kurti, do ti kushtoj shumë, nëse mendon seriozisht

Kurse analisti politik Sali Rexhaj ka thënë se sa i përket demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi dhe mija hektarëve se gjoja ju falen Malit të Zi, kjo ishte një kauzë e shpifur në luftë për pushtet e cila na kushtoj shumë.

“Na la pa liberalizim të vizave, madje këshillova RamushHaradinaj gjatë fushatës dhe e këshillova që të mos merret me këtë punë. Nuk sjellë vota dhe të gjithë ne banorët e kësaj zone e dimë se ku është kufiri. Zatën Gazmend Muhaxheri në vlugun e fushatës në zgjedhje lokale, deklaroj se: “Çakorri nuk është i yni, dhe fitoj pa balotazh me vota të qytetarëve të brezit kufitar. Edhe një indikacion i qartë tregon se Kurti nuk duhet të flas për këtë çështje. AliLajqi i cili me së shumti manipuloj me këtë temë mori shume pak vota në zgjedhje. Ndër kandidatet më pak vota, i 72 me duket. Do të thotë se kjo demagogji nuk po shitet askund. Pra, Demarkacioni është kryer mirë nga ekspertët, nëse kemi për bazë kriterin kadastral të cilin e vendosi Komisioni i Badinterit në vitin 1991”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Ai konsideron se hapja e kësaj kutie të ‘ Pandorës ‘ nga Kurti, do ti kushtoj shumë, nëse mendon seriozisht.

“Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllë, sepse marrëveshja është nënshkruar e ratifikuar nga të dyja parlamentet dhe si marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të anulohet. Në një televizion të Serbisë e dëgjova liderin e VV-së duke thënë se demarkacioni me Serbi do të jetë çështje teknike, dhe me të do të merren ekspertet. Po mu kjo ndodhi edhe me Malin e Zi, ku tri vjet punuan komisionet, pastaj u fut në lojë politika dhe pasojat për Kosovën dihen. Madje mbetëm pa liberalizim dhe tani sa po shihet edhe për disa vite u kthyem mbrapa. Pra lind pyetja se, pse tani me Serbi duhet besuar eksperteve, ndërsa jo në rastin e Malit te Zi?, ka shtruar pyetjen analisti Rexhaj.

Ai konsideron se Kurti duhet të ketë kujdes sepse tani nuk vetëm lider i një lëvizje kontroverse, por nëse bëhet kryeministër, loja me kufi ka pasoja të rënda.

Image
Sali Rexhaj

“Andaj nuk besoj se nga një pozitë e tillë e merr në dorë flamurin Kuq e Zi e niset që ta vendosë në Kullë apo Çakorr, sepse do të delte një DonKishot qesharak. Por nëse ka këshilltar të mirë nga zona e jo demagog, do ta këshillonin që këtë çështje ta harroj. Me siguri se LDK-ja nuk do ta mbështes në aventura të rrezikshme. Mali i Zi është anëtar i NATO-se. Pastaj LDK-ja demarkacionin e ka kapërcyer dhe për fat të keq 16 deputet nuk e votuan në kohen sa ishte Isa Mustafa kryeministër, po e votuan pasi ra Mustafa dhe erdhi Haradinaj. Kjo është një pafytyrësi e madhe për ta, ndonëse dihet se morali dhe politika nuk shkojnë bashkë” ka thënë ai.

“Si Maqedonia e Shqipëria që ranë në kurthen serbe për minishrngën, që do të thotë Serbi e Madhe, e shuarje e shtetit të Kosovës. Fundja dihet se malazezet si komb kanë prejardhje të njëjtë si ne shqiptarët dhe kemi disa fise të përbashkëta. Kelmend e Kuq, Gash e Gashiq, Kastrat e Kastrativiq, Piper etj”, është shprehur analisti politik Sali Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat