Ç’njohjet ndaj Kosovës, ky ministër i yni ishte kryekapaku i dështimit...

Politika

Ç’njohjet ndaj Kosovës, ky ministër i yni ishte kryekapaku i dështimit...

Nga: D. B. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:43
Flamuri i Kosovës

Fushata e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq  për të tërhequr njohjet e shtetit të Kosovës, po vepron pandalshëm ndaj Kosovës, duke tentuar të bëj tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

E në lidhje më këtë ka reaguar politologu Albinot Maloku i cili ka pohuar, se prej 17 shkurtit të 2008-ës e këndej, dihet mirëfilli që, Serbia nuk ka ndaluar së provuari çdo gjë për të shembur faktin e quajtur shteti i Kosovës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se shteti i Kosovës është i lindur dhe nuk mund të zhbëhet, mirëpo, a e ka ‘sakatosur’ Republikën e Kosovës sa më nuk ka diplomacia e saj, pakontestueshëm që po. Ministri aktual në detyrë i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ishte krye kapaku i dështimit të këtij dikasteri të rëndësishëm qeverisës në vend. Është interesant se gati të gjitha këto shtete që gjoja po e çnjohin Kosovën, sipas asaj që po e proklamon diplomacia serbe, ishin njohje që vet Pacolli ia atribuonte vetës si meritë”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

Ai konsideron se Diplomacia e Republikës së Kosovës, pa dyshim se ishte pasqyrim i gjendjes së brendshme politike, mirëpo, nën drejtimin e Behgjet Pacollit, kjo diplomaci ka degraduar deri në pamasë.

“Serbia nuk do të ndaloj fushatën e saj të egër kundër Kosovës, por duhet të shpresojmë që gjatë Qeverisë së re do të vije dikush pakrahasueshmërisht më i mirë se ky që është për të punuar në dy drejtime brenda MPJ-së: rregullimin e saj të brendshëm dhe nisjen e një faqe të re e më intensive në raport të jashtëm”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

Kujtojmë se deri më tani janë 14 vende që e kanë tërhequr njohjet e tyre të Pavarësisë së Kosovës, duke filluar nga Sao Tome dhe Principe, Surinam, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papua Nova Guinea, Lesoto, Komonvelt Dominika, Grenada, Unioni i Komoras, Ujdhesa Solomon, Madagaskar dhe Palau, e deri tek Gana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat