A qëndron Thaçi pas vrasjeve të pasluftës? - Bota Sot
A qëndron Thaçi pas vrasjeve të pasluftës?

Politika

A qëndron Thaçi pas vrasjeve të pasluftës?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 nëntor 2019 Në ora: 14:31
Hashim Thaçi

Pak pas luftës së fundit në Kosovë, gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull të vrarëve të pasluftës në Kosovë. Këto vrasje që sot e kësaj dite mbeten enigmë, kanë zgjuar interesimin e prestigjiozes britanike, por edhe te medieve të tjera të cilat janë shprehur të tmerruar se vrasësit potencial mund të ishin në pushtet. Fatkeqësisht këta të dyshuar si vrasës, de fakto ende mund të jenë në pushtet. 

Konkretisht në këtë artikull ky tekst kishte vë në dyshim nëse vrasësit janë ata që sot jetojnë të lirë apo edhe e kanë në dorë fatin e Kosovës. Përforcuese e bindjes se njerëzit janë vrarë për shkak të rivaliteti, vihet në pah më faktin se të gjithë të vrarët ishin kundërshtar të Hashim Thaçit. Kjo edhe fal strategjisë, apo siç e potencon The Guardian, Thaçi ishte legjendar për taktikat e tij të pamëshirshme. Do të ishte rastësia më e madhe e të gjitha kohrave që të gjithë të vrarët të ishin pikërisht kundërshtarët e tij, dhe ky i fundit mos të kishte njohuri.

“Për udhëheqjen, kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër serbëve – kjo ishte edhe një luftë për pushtet.”. Kështu shprehet në këtë shkrim një ish epror në luftën e Kosovës, duke pasqyruar më së miri të gjithë artikulimin e bindjes së qytetarëve të vendit. Se kjo nuk ishte luftë vetëm kundër serbeve, për disa fatkeqësisht njerëzit kryesor në UÇK, janë vrasjet e njerëzve kryesor të partisë rivale të Hashimit.

Ky numër nuk është i vogël, më vrasje që asnjëherë nuk janë zbuluar. Nga këtu mund të kuptojmë se në Gjykatën Specialë kanë dëshmuar kundër Thaçit me një duzinë zyrtarët e UÇK-së apo ish-zyrtarë, dy prej të cilëve thanë se kishte dëshmuar ekzekutimet e rivalëve të Thaçit.

Mjeshtëria e madhe e ekzekutorëve, që gazeta britanike ia referon konkretisht Thaçit është mos lënia e dëshmive. Kështu e përshkruan gazeta britanike gjendjen në Kosovë pas luftë: ”Në ditët e para të kryengritjes rebele, në mars të vitit të kaluar, ka pasur raporte të vazhdueshme që Thaçi ka ekzekutuar personalisht shqiptarë të Kosovës të cilin ai e kishte quajtur si tors trai apo bashkëpunëtorë. Por nuk ka dëshmitarë që kanë dalë në sipërfaqe.”.

Pikërisht mungesa e dëshmive e ka mbajtur në pushtet njeriun që edhe sot është president i vendit. Kjo gazetë përshkruan dhe aludimet për të vrarë Bukoshin, dhe vrasjen e kolonel Krasniqit.

Përtej artikullit në fjalë, dhe shumë diskutimeve dhe hamendësimeve, është më së e qartë se barra e etiketimeve ndaj disa nga ish zyrtarët më të lartë të luftës do të vazhdojë të rëndojë mbi ta derisa nuk zbardhet e vërteta. Kjo plagë, që shpresohet të mbyllet me vrasjen e përgjegjësve, sikur ka marrë një jehonë më të madhe me aktivizimin e Gjykatës Speciale.

Nëse edhe kjo gjykatë nuk arrin që sado pak të nxjerr në pah të vërtetën. Jam pesimist se edhe për kohë të gjatë gjykatat në Kosovë, do të jenë aq të lira dhe të guximshme, për të trajtuar këtë çështje. Personalisht besoj se presidenti aktual i Kosovës ka informacione të bollshme lidhur me vrasjet e pasluftës, por edhe gjatë luftës, andaj duhet të kontribuoj në këtë proces.

Fakti që asnjëherë nuk ka folur për këtë çështje, aq më pak të shpreh gatishmëri për të dhënë kontributin e tij në zbardhjen e tyre, ngjallë dyshimet se mund të jetë i përfshirë edhe vet. Megjithatë, interesi për të zbardhur fatin e shumë të vrarëve të pafajshëm, është më i madh së sa fatin i një njeriu, pavarësisht kushdo qoftë ai. Gazeta britanike, përmes këtij shkrimi, por pastaj edhe mediet tjera kanë kontribuar sado pak që të nxisin organet e drejtësisë, kryesisht Gjykatën Speciale që të merr si bazë të mjaftueshme për të hetuar rreth vrasjeve të shqiptarëve, rivalë politikë të Thaçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat