“Nisma është pjesë e së keqes, të mbetet në opozitë” - Bota Sot
“Nisma është pjesë e së keqes, të mbetet në opozitë”

Politika

“Nisma është pjesë e së keqes, të mbetet në opozitë”

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 23:10
Foto arkiv, Endrit Shala, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që votat e ardhura nga Serbia të mos merren parasysh për zgjedhjet e 6 tetorit  dhe nga kjo u mundësua që  NISMA të kalojë pragun, kohëve të fundit janë shtuar zërat që vendi të shkoj në zgjedhje përsëri.

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti është shprehur se  vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje.

“Faktikisht Nisma është pjesë e të keqes, pjesë e PAN që ka degraduar çdo segment të shoqërisë. Andaj, kjo parti nuk duhet futur në asnjë mënyrë në qeveri, megjithatë vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti, ka shpjeguar se nëse arrihet koalicioni VV-LDK, pa problem mund të krijohet qeveria e Kosovës.

“Nëse arrihet koalicioni VV-LDK plus minoritet jo serbe e kanë shumicën dhe pa problem mund të qeverisin. PAN me 37 vota arriti të firmonte qeverinë, andaj s`ka arsyeje të shkohet në zgjedhje nëse dy partitë mund të sigurojnë shumicën. S`ka pse NISMA të jetë shakatare të shkohet në zgjedhje përderisa kjo parti le të mbetet në opozitë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje, sipas Mehmetit, fituese e zgjedhjeve sërish do të ishte Vetëvendosja.

“Nëse shkohet në zgjedhje VV merr më shumë vota, gjithsesi kjo gjë i kushton Kosovës në humbje të mëdha ekonomike si dhe statukoha mundëson grupet e interesit të vazhdojnë zhvatjen e shtetit”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat