Njohësi i Integrimeve Evropiane: Ja kushti themelor që Kosova duhet ta kryej për liberalizim të vizave

Politika

Njohësi i Integrimeve Evropiane: Ja kushti themelor që Kosova duhet ta kryej për liberalizim të vizave

Nga: D. B. Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:33
Ilustrim

Liberalizimi i vizave do të ndodh vetëm atëherë kur të filloj instalimi i vërtetë i Shtetit ligjor nga Qeveria e re. Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë  se liberalizimi i vizave do të ndodh vetëm atëherë kur të filloj instalimi i vërtetë i shtetit ligjor nga Qeveria e re, dhe vetëm nga një perspektivë e tillë reale mund të ndodh liberalizimi i vizave.

Sipas tij, BE-ja ka ndryshuar qëndrimin për zgjerim nga përvoja me shtetet tjera të Ballkanit, madje kjo ka bërë që Kosova edhe të lihet anash sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse kjo çështje është politizuar nga bisedimet Kosovë-Serbi.

“Liberalizimi mund të ndodhë me normalizim të raporteve Kosovë - Serbi, kusht që e konsideroj jo të drejtë nga ana e BE-së, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërsa Kosova ka edhe një detyrë e që është më themelorja, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe instalimit i shtetit të së drejtës. Qasja e dytë varet ekskluzivisht nga Qeveria e ardhshme e Kosovës, e cila do të duhet të ndryshoj qasjen lidhur me ri-organizim shtetëror dhe kjo në të gjitha sferat", ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat