Certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ja çfarë duhet të ndërmarrin LDK-ja dhe VV-ja

Politika

Certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ja çfarë duhet të ndërmarrin LDK-ja dhe VV-ja

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Ilustrim

Të mërkurën është bërë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo i jep të drejtën  dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të finalizojnë koalicionin qeverisës. Vazhdimisht nga zyrtarët e këtyre dy partive është deklaruar se janë në pritje të certifikimit të zgjedhjeve për të nënshkruar marrëveshjen për Qeverinë e re.

Njohësi i çështjeve juridike dhe ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se çfarë duhet të bëjnë tani LDK-ja dhe VV-ja pas certifikimit të zgjedhjeve.

“LDK dhe VV duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtarë në ndarjen e  resorëve  ministror dhe posteve tjera”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, Burjani për “Bota sot” është shprehur se pjesë e kësaj qeverie nuk duhet të jetë PAN-në, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja duhet të formojnë Qeverinë me minoritet.

“LDK dhe VV duhet të formojnë qeverinë pa PAN. Çdo veprim për të fut PAN apo njërin nga këto subjekte politike është e dëmshme dhe sjelle gjendjen e rënd që ishte deri më tash në shtet. LDK dhe VV dhe minoritet duhet të themelojnë qeverinë e re. Duhet të ndalen trendët negative të deritashme. LDK dhe VV duhet të reformojnë sektorët dhe depolitizojnë shërbimin civil, publik shërbimin diplomatik, depolitizimin e bordeve. Tash është në duart e LDK dhe VV për të filluar procesin e qeverisjes në shtet. LDK dhe VV deri me tash kanë kryer punët e tyre , shumicën e tyre”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat