Shyqyri Bytyqi, tekstet shkollore, oligarkia shkaktarët kryesorë në dështimin e Kosovës në PISA

Politika

Shyqyri Bytyqi, tekstet shkollore, oligarkia shkaktarët kryesorë në dështimin e Kosovës në PISA

Nga: N.Sh. Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:36
Shyqiri Bytyçi

Kosova ka dështuar përsëri në testin ndërkombëtar PISA

Testi PISA 2018 në Kosovë ishte mbajtur nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

Në listën prej 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse.

Kosova lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Mos të harrojmë se dështimi në testin PISA ka qenë i sigurt qysh moti, prej që e kanë ndërru metodën e mësimit.

Është e pamundur me dal mirë në PISA kur në klasën e parë, fëmija ende pa e ditë shkronjën A, Ministria për të vjedhur e plaçkitur edhe në libra, ua kanë bërë të obligueshme për t’i mësuar rreth 15 libra.

Kjo është çmenduria më e madhe që kanë bë Ministritë e Arsimit në Kosovë, e kësaj valleje të çmendurisë iu kanë bashkuar edhe komplet Qeveritë.

Po ua përkujtoj se milionat i përfitojnë tekstshkruasit e atyre librave skandaloz me përplot gabime, shtëpitë botuese, ata që kanë dhënë urdhra, pra ministritë dhe shumë e shumë zyrtarë që janë të lidhur në mënyrë zinxhirore në këtë çështje.

Shyqyri Bytyqi e dëmtoi rëndë Kosovën

Ministri në dorëheqje Shyqyri Bytyqi, njihet si ndër ministrat më të dobët në histori të Qeverisë së Kosovës. Ai ka lejuar që ligjet të shkilen dhe pa fije turpi sot doli në konferencë para gazetarëve. Ai e dëmtoi rëndë Kosovën, ku i futi hundët në Agjencioni e akreditimit, me ç’rast ky agjension u përjashtua nga ai evropian.

Ministri frizurant, duhet të jepë llogari që ka shkatërruar arismin nga ai parafillore, e deri tek universitar.

Milionët pra, shaktërruan arsimit e po vazhdojnë ta shkatërrojnë edhe më shumë.

Një dështim ndodhi edhe me librat për ciklin parashkollor. Një pako e asaj libri që kishte çmimin maksimal në treg ishte 17 euro, kurse Qeveria, konkretisht Ministria e Arsimit, largoi librin më të shitur për parashkollor “Thesari i Dijes”, dhe në tenderë shpalli fitues një libër tjetër, për të cilin është paguar rreth 25 euro nga Ministria, por që ishte i dështuar, pasi edukatore të shumta janë ankuar për pakon e re dhe me ç’rast MASHt e ka ritenderuar, por pyetja mbetet se kush do të mbajë përgjegjësi që një brez ka mësuar me një pako që nuk ia ka vlejtur, dhe se paratë e humbura apo përfunduar në xhepat e shtëpive botuese dhe zyrtarëve të ministrisë kush do ti kthejë në arkën e shtetit.

Këtu kanë përfituar mijëra euro vetëm nga kjo pako, duke mos llogaritur librat e tjerë të cilët pa asnjë përmbajtje kanë marrë dritën e gjelbër të Ministrisë që prej tyre të mësohet.

Për gjithë këto keqpërdorime që kanë nodhur në Kosovë, që nga paslufta, sidomos me arsimit. Duhet patjetër që të dënohet dikush. Madje dënimet duhet të jenë tepër rigoroze dhe të ashpra, në mënyrë që, qeveritë dhe ministritë e ardhshme të mos bien në nivelin e atyre paraprake.

Testi PISA mat aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në shkencë, lexim dhe matematikë ka siguruar raportin e rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, PISA, e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD.

Kosova mori pjesë për herë të dytë në këtë test në vitin 2018 ndërsa në PISA-n e vitit 2015 ishte renditur po ashtu e treta nga fundi në tabelë, atëherë në mesin e 72 shteteve.

Rezultatet e testit PISA maten me indeksin e mesatares së OECD që në lexim është 487, në matematikë 489 dhe në shkencë 489.

Nxënësit nga Kosova performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

PISA gjithashtu bën matjen e rezultateve në  6 nivele ku nivelet 1-2 tregojnë performancë të ulët, 3-4 performancë mesatare dhe 5-6 performancë të lartë.

Sipas raportit, 66 për qind të nxënësve nga Kosova të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët. Ndërsa vetëm 0.1 për qind e të testuarve ishin në nivelet 5-6 (mbi mesatare).

Për testin PISA, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pati formuar një komision, i cili me planin dinamik organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës.

Përgatitjet u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA. Ky test është organizuar në mënyrë digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat