A po e ndan VV-ja dhe LDK-ja “kulaçin”, flet Velija

Politika

A po e ndan VV-ja dhe LDK-ja “kulaçin”, flet Velija

Nga: A.J. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:01
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ndarja e pushteteve mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  të cilat pritet të bëjnë koalicionin qeverisës duket se nuk do të jetë i lehtë siç ishte parashikuar. Posti i presidentit dhe çështje tjera të hapura aktualisht kanë ndërprerë bisedimet mes dy partive ano pse krerët e LDK-së dhe VV-së kanë thënë se shumë shpejt do të këtë edhe takimin e radhës.

Reagime të shumta ka pas menjëherë pas mos arritjes se marrëveshjes ani pse nga të dy partitë ishte thënë se data 28 nëntor kur edhe ndodhi takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafes  do të jetë takimi kur zyrtarisht do të filloj qeverisja.

Analisti politik Dardan Velija ka thënë për bota sot se negocimi mes VV dhe LDK-së ësjtë gjë normale dhe dy  partitë pritet të marrin mija vendime të përbashkëta.

Image
Dardan Velija

“Mendoj qe negocimi për qeverisjen 4 vjeçare është gjë normale. Të dy partitë në proces të themelimit të koalicionit do të duhet që në katër vitet e ardhshme te marrin me mija vendime bashkëarisht dhe unë e shoh nga kjo përspektive edhe negocimin e tyre tani.

Informatat që kanë dalë nëpër media rreth asaj se çfarë po negociohet dhe ku janë pikat kontestuese janë shumë kontradiktore  dhe ende të paqarta. Besoj që të dy partitë duhet te sillen ashtu që të ndërtojnë besimin e ndërsjellët.  Fundja duan të qeverisin bashkërisht dhe ajo mund të behët vetëm duke ndërtuar besim mes vete.

Sidoqoftë, menaxhimi i negociatave nga aspekti i marrëdhënieve më publikun nga te dy partitë, le shumë për të dëshiruar. Ka nevojë për shume me shume transparence dhe deklarata te perbashketa ne secilin hap te negocimit.

Siç është proklamuar nga te dy palët, për herë të parë po negociohen përgjegjësitë dhe jo kulaçi”, ka thënë Velija   në një prononcim për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat