Daçiq: Fushata për tërheqje të njohjeve nuk duhen ndërlidhur me heqjen e taksës - Bota Sot
Daçiq: Fushata për tërheqje të njohjeve nuk duhen ndërlidhur me heqjen e taksës

Politika

Daçiq: Fushata për tërheqje të njohjeve nuk duhen ndërlidhur me heqjen e taksës

Nga: F.B Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:33
Ivica Daciq

Serbia do të vazhdoj me politikën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, sepse shumë vende po bindet se një vendim i tillë ishte i ngutshëm ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq për Tanjug, përcjell “Bota sot”.

„Ato vende kanë probleme të ngjashme si Serbia rreth integritetit territorial dhe sovranitetit dhe flasin se do mbështesin zgjidhjen e kompromisit që do arrihet, ndërsa për atë kohë do tërhiqet apo suspendohet vendimi i mëhershëm”, ka thënë ai për media në Beograd në mbledhjen e SPS-së.

Sipas tij , ato vende janë përballur me presione të mëdha dhe përmendi kryetarin e Nauru-së, ku një ditë pas tërheqjes së njohjes është ftuar nga ambasadori amerikan në Australi dhe ka pyetur për atë veprim.

„ShBA në gjithë këtë trizë botërore merren edhe me atë nëse Nauru njeh Kosovën, kjo atyre ju lejohet e neve jo, andaj kjo nuk shkon kështu. Unë falënderoj Vuçiqin për instruksionet që tërheqja e njohjeve është interes shtetëror edhe nacional” tha Daçiq.

Ai përkujtoi se deri tash 17 vende kanë suspenduar aspo tërhequr njohjen e Kosovës.

„Që të votohet diçka në OKB duhen së paku 97 vota, nëse në kushte ideale janë të gjithë të pranishëm dhe Serbia duhet të siguroj që Kosova mos të ketë aq vota. Garanci për ne që kjo çështje të mos vendoset në rend dite të Asamblesë është Rusia dhe veto në KS të OKB-së, por sidoqoftë duhet të punojmë në uljen e vendeve që njohin Kosovën dhe kjo të jetë nën numrin 97” tha ai.

Situata aktuale sipas Daçiqi është 95 vende nuk e njohin Kosovën dhe 93 e njohin, ndërsa 5 vende nuk kanë qëndrim a do votojnë “për “ apo “kundër”.

„Ne do të vazhdojmë me këtë, ndërsa kritikat që vijnë në llogari të kësaj politike të tërheqjes së njohjeve janë pabazë dhe nuk duhen ndërlidhur me heqjen e taksës, sepse taksat janë jo civilizuese dhe akte njëanshme” tha Daçiq.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar dialog edhe në kushte kur të gjithë kanë punuar në promovimin dhe njohjen e Kosovës.

„Derisa për ne kërkohet të ndalojmë, shumë vende thërrasin në njohje të Kosovës, ndërsa Prishtina punon në shtete të reja në mënyrë që të marrin njohje. Konferenca Islamike ka ftuar të gjitha vendet islame që të pranojnë Kosovën, ndërsa nga ne kërkohet të ndalojmë fushatën, epo nuk jemi të marrë. Presidenti Vuçiq qartë ka thënë se nëse të gjithë ndalojnë ata për njohje e na për tërheqje  pajtohemi, por aktualisht kjo është e pamundshme” tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat