A do kemi zgjedhje të reja?

Politika

A do kemi zgjedhje të reja?

Nga: D.B Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:48
ilustrim

Çështja e certifikimit të zgjedhjeve fillimisht, e më pas edhe e  marrëveshjes së pritur të koalicionit, po e shpërfaq edhe njëherë papjekurinë tonë politike si shoqëri.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pas një periudhe të gjatë ku flitej veç për zgjedhje të mundshme, shkuam në zgjedhje.

“Pas një muaj e gjysmë veç se fushatë, e pastaj zgjedhje datash mbi dy muaj pritëm për certifikim. Tani prap, edhe pse subjektet kishin deklaruar se janë dakorduar për shumicën e çështjeve, po del se ndarja e kulaçit, është pjesa kryesore për ta. Tani kur kemi zvarritje, opozita veç se shikon seri dhe ndoshta edhe mund të kontribuoj në vendosjen e ndonjë pyke, në mënyrë që ndoshta formimi i Qeverisë përkatësisht konsolidimi Kuvendit të dështoj dhe prap të synohen zgjedhje. Megjithatë, nëse stërzgjatet ky proces, problemi dhe faji, qëndron tek fituesit e zgjedhjeve, pasi që po shihet se interesat e klaneve nuk janë me të vogla se interesi shtetërorë e as kombëtare”, ka thënë analisti politik Leon Duahanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat