Rasti “Drenasi”, avokati Gashi tregon për çfarë akuzohet Gazmend Halilaj i cili e zbuloi këtë aferë tronditëse - Bota Sot
Rasti “Drenasi”, avokati Gashi tregon për çfarë akuzohet Gazmend Halilaj i cili e zbuloi këtë aferë tronditëse

Politika

Rasti “Drenasi”, avokati Gashi tregon për çfarë akuzohet Gazmend Halilaj i cili e zbuloi këtë aferë tronditëse

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 09:05
Bledar Gashi dhe Gazmend Halilaj

Avokati Bledar Gashi, i cili është avokat mbrojtës i avokatit Gazmend Halilaj që po akuzohet në rastin “Drenasi”, thotë për gazetën “Bota sot”, se nuk ka prova në atë aktakuzë që e implikojnë klientin e tij, z. Halilaj.

Ai thotë se kjo aktakuzë ka shumë mangësi dhe paraqet jo profesionalizëm juridik.

“Unë si avokat mbrojtës i kolegut tim Gazmend Halilaj, nga atë që kam pa në aktakuzë dhe në shkresat e lëndës nuk ka prova që e implikojnë klientin tim në kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohet, por aktakuza ka mangësit e veta sepse në Nenin 241 pika 1.4 të Kodit të Procedurës Penale, ku në aktakuzë duhët cekur koha dhe vendi i kryrjës se vepës penale, objektin me të cilin është kryer vepra dhe mjetin me të cilin është kryer vepra penale si dhe rrethanat tjera të nëvojshme për të përcaktuar me saktësi veprën penale,  ky Nen që është bazë kur dikush të akuzohet, kjo mungon tek aktakuza e klientit tim dhe si e tillë nuk paraqet aspak profesionalizem jurdik, dhe është për të ardhur keq çfarë aktakuza ngriten në ditet e sotme”, thotë Gashi.

Ai tregon se avokati Halilaj akuzohet për dy vepra penale.

“Keqpërdorim seksual duke këqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së, vepër të cilën Prokuroria nuk ka mundur ta vertetoj me anë të provave se një vepër e tillë eshtë kryer nga ana e klienti tim, ndërsa vepra e dytë për të cilen akuzohet klienti im është frikësim gjatë procedurës penale nga neni 395 të KPRK-së, as këtë veper penal Prokuroria  nuk ka arritur ta vërtetoj me anë të provave bindëse, as e mitura (e dëmtura) në deklarten e saj dhën në Stacionin Policor, por as në Prokurori nuk ka thënë që klienti im e ka friksuar në ndonjë mënyrë, ndërsa sa i përket akuzes së parë kur e mitura është pytur në Prokurori se a ka pasur ndonjë herë mardhenie seksuale me Gazmend Halilaj, e dëmtura ka thënë se jo, gjë që bien poshtë edhe akuza e parë së bashku me të dytën”, tregon avokati Gashi.

Ai shton se, edhe pse është pak heret të flitet, por me këto që ai ka pa deri tani thotë se, do të jetë një proces i gjatë, sepse kemi të bejmë me 6 të akuzaur, me dëshmitarë, me shumë raporte ekzaminuse dhe do të zgjat shumë si proces, por e vërteta rreth akuzave të klientit të tij do të dihet me përfundimin e kësaj “lufte” e cila është duke u bërë ndaj atij që e zbuloj këtë krim që po ndodh në qytetin e Drenasit.

“Nuk ka prova dhe as nga dëshmia e të miturës dhënë para prokurorit nuk ka thënë se klienti im e ka frkisuar ndonjëherë apo kanë pasur marëdhënie intime ndonjë herë përkundrazi ka qenë klient im aij që e ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti që nuk është i leht për askënd, por se ka qenë klient im ai që e ka ndihmuar dhe motivuar të mituren që ta lajmëron rastin para organeve hetuse kjo as që diskutohet dhe këtë gjë e ka pohuar edhe vet e dëmtura, andaj unë si avokat mbrojtës bësoj në pafajsin e klienti tim. Si përfundim në ketë proces presim vetëm drejtësi dhe paanshmëri nga ana e Gjykatës!”, përfundon avokati  Bledar Gashi.

Ndryshe, avokati tashmë i akuzuar, Gazmend Halilaj është personi i parë që e zbuloi këtë krim që ndodhi në qytetin e Drenasi, krim ky që tronditi mbarë opinionin shqiptarë, ku u përfshin shumë persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat