VV dhe LDK me parime te ndryshme politike, ja kush e thotë - Bota Sot
VV dhe LDK me parime te ndryshme politike, ja kush e thotë

Politika

VV dhe LDK me parime te ndryshme politike, ja kush e thotë

Nga: A.J. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:50
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Vetëvendosje dhe Lidhja demokratike e Kosovës si dy subjektet fituese duket se kanë parime aq të ndryshme kur vije puna tek koalicioni qeverisës.

Analisti Faton Abdullahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë  se si duket është çështje përfitimesh nga pozitat e ndryshme ministrore dhe jo vetëm, prandaj marrëveshja do të arrihet.

“Sikur të ishte çështje parimesh marrëveshje nuk do të kishte, sepse dy subjektet fituese kanë parime aq të ndryshme sa që do të ishte pothuajse e pamundur që të arrihet diçka funksionale. Por si duket është çështje pushteti, apo më saktë çështje përfitimesh nga pozitat e ndryshme ministrore dhe jo vetëm, prandaj marrëveshja do të arrihet. Do të ketë vonesa, por këto janë taktizime plotë me blof politik që bëhen për ta kërcënuar partnerin e ardhshëm politik”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Faton Abdullahu

Gjithashtu, Abdullahu ka shpjeguar konstatimin e tij, për më tepër, ka shtuar se brenda qeverisë së ardhshme LV – LDK të jenë dy mendësi qeverisëse.

“Brenga ime është se pas ndarjes së pushtetit, dallimet jo që nuk do të davariten por ato do të rriten e stërkeqen. Mund të konstatohet kështu pasur parasysh se cilat probleme po e presin këtë koalicion të mundshëm. Dialogu me Serbinë, Veriu i Kosovës, korrupsioni, nepotizmi, vizat, taksa, njohjet (çnjohjet), anëtarësimi në organizata të ndryshme, problemet ekonomike, etj, etj janë çështje për të cilat mund të ketë dallime nëse bazohemi në strategjitë dhe atë që na kanë thënë këto subjekte tash sa kohë. Gjasat janë shumë të mëdha që përbrenda qeverisë së ardhshme LV – LDK ti kemi dy mendësi qeverisëse, dy strategji politike, të cilat do të determinojnë mungesë uniteti e cila do të jetë vitale sidomos në përballje me Serbinë”, ka përfunduar Abdullahu në një prononcim për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat