Kështu mund të paditet Serbia për gjenocid në Kosovë   - Bota Sot
Kështu mund të paditet Serbia për gjenocid në Kosovë  

Politika

Kështu mund të paditet Serbia për gjenocid në Kosovë  

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:33
Ilustrim

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, vazhdimisht përgjatë viteve ka pasur akuza ndaj Serbisë për krimet e bëra në Kosovë, por asnjëherë shteti i Kosovës. Por, pas deklaratave të zyrtarëve Serbe të cilët mohuan masakrën e Reçakut, po kërkohet që të bëhet një padi e përbashkët me shtetet të cilat kanë qenë viktima të krimeve serbe.

Lidhur më këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se vetëm një padi e ngritur nga Kosova, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia për krime lufte do ta detyronte Serbinë që të paguaj kompensime për familjet e viktimave.

“Serbia duhet të paditet nga Kosova, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia për krime lufte. Vetëm një padi e shteteve, e përbashkët mund të shpallin shtetin serb gjenocidial dhe ta detyrojnë Serbin të paguajë kompensime për familjet e viktimave”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, Burjani është shprehur se pa u bërë bashkë këto shtete Serbia nuk mundet të shpallet gjenocidiale.

“Kështu si është gjendja  dhe shtetet  veç e veç e kanë me të vështirë që shtetin serb ta shpallin gjenocidial. Serbia dhe Vuçiç me dënimin e gjeneralëve serb po tregon se i kanë kryer këto punë, por tash po i njëjti njeri nuk pranon krimet serbe të bëra as në Kosovë e as në Kroaci e as në Bosnje këto shtete po dështojnë që Serbin ta dërgojnë në bankën e zezë të drejtësisë”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat