“Nga dashuria e madhe për karrierën e tij Rama, ka tejkaluar dashurinë për Vuçiqin dhe...”

Politika

“Nga dashuria e madhe për karrierën e tij Rama, ka tejkaluar dashurinë për Vuçiqin dhe...”

Nga: D. B. Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:44
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Ndonëse  ish-zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, porosit kryeministrin të mos e vendos presidencën e OSBE-së në shërbim të Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, megjithatë ende pritet që kryeministri Rama ta shfrytëzoj këtë përparësi në të mirë të Kosovës. Por se a do të ndodh kjo apo je mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Analisti politik Rexhep Shahu ka mëdyshje se Edi Rama nuk do ta përdor postin e Shqipërisë si kryesuese e OSBE-së për Kosovën, pasi sipas tij Edi Rama ka hallet e veta, dhe Kosova, është dëshmuar tashmë prej Ramës, se nuk është prioritet kombëtar i tij, ndonëse ka qenë për pragmatizëm në raste fushatash politike zgjedhore në Shqipëri.

Në një prononcim për “Bota sot” analisti Shahu ka thënë se Edi Rama nuk e sheh Kosovën bashkë, por e sheh vetëm atë pjesë të Kosovës që përkrah Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Edi Rama nuk besoj se do të angazhohet për Kosovën pasi ai do ta përdorë këtë rast si kreu i radhës i OSCE –së për fatin e tij politik, për zgjedhjet e radhës në Shqipëri, për forcimin e pozitave të tij politike, derisa faktori vendimmarrës ndërkombëtar ti hedhë sytë e vëzhgimit nga Shqipëria që ka rrëshqit nga shinat e demokracisë ku janë zhvilluar votime një partiake, ku shtypi është nën kontroll qeveritar, ku nuk ka opozitë dhe është blerë një grup individësh dhe janë graduar nga Edi Rama si opozitë. Duhet të ishte fat edhe për Kosovën që Shqipëria kryeson OSCE-në, por Edi Rama nuk e ka kostumin e liderit politik patriot pasi e ka fokusuar punën e tij, në përmirësimin e imazhit të Serbisë dhe presidentit serb për tu paraqitur të dy si djem të mirë që i duhen Amerikës, duke futur në mes tyre edhe presidentin Thaçi. Nga dashuria e madhe për karrierën e tij Rama, ka tejkaluar dashurinë për Vuçiqin dhe gati e ka shpalle engjëll dhe bamirës të Ballkanit. Z. Biberaj duke e pare këtë pasqyrë sjellje përulëse të Edi Ramës në raport me Serbinë, dhe këshillon Ramën që të mos përdorë edhe postin e Shqipërisë në OSCE në shërbim të Serbisë për ta shitur si Engjëll Serbinë para shqiptarëve”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat