Krijimi i qeverisë, zgjidhja në dorën e Kurtit

Politika

Krijimi i qeverisë, zgjidhja në dorën e Kurtit

Nga: G.B Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:55
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk i ka dërguar emrin e mandatarit për kryeministër, ndërsa që presidenti Thaçi i ka shkruar letër duke i kërkuar që të japë emrin ose të lëshojë rrugë për krijimin e institucioneve.

Në anën tjetër, ende nuk është arritur marrëveshja në mes të VV-së dhe LDK-së.

Lidhur me gjithë këtë dhe se vendi mund të futet në një krizë të thellë, për gazetën “Bota sot” ka folur Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Ai ka thënë se mënyra si është filluar çështja e krijimit të qeverisë, nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar për një synim shtetformues.

““Mënyra se si  Kurti e ka fillua çështjen e krijimit të qeverisë, nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar për një synim shtetformues. Përkundrazi, nëse analizohet mirë qasja e tij dhe subjektit VV, me shumë ka elemente destruktive dhe synime sabotazhe se sa që ka qëllime të sinqerta ndaj vendit dhe qytetarëve. Që nga fillimi, VV dhe Kurti e kanë zhvilluar politikën në dy rrafshe paralele. Njëra anë, përmes negociatave me LDK-në, përderisa sorollatën me orë të tëra pa nxjerrë ndonjë rezultat konkret. Përderisa në anën tjetër, herë përmes videoincizimeve , e herë përmes eksponentëve partiak, duke shfrytëzua hapësirat për krijim përçarje, por të krijuar situatë konfuziteti, mosbesimi e mosdurimi me kinse partnerin e "dëshiruar"”, është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, kërkesat e LDK-së janë të arsyeshme pasi janë alternativa e vetme dhe përgjegjësia i takon partisë së parë e sipas tij qëllimi i Kurtit është vetëm zvarritja e krijimit të institucioneve.

“Natyrisht që LDK ka kërkesa për pozita qeveritare, president etj. Por kjo nuk e bën të papërgjegjshme, sepse është legjitime kur je alternativa e vetme të bësh përpjekje ta kapitalizosh në maksimum. Kjo, sepse përgjegjësia i takon të parit e jo të dytit. Tani, situata ka shkuar në një pikë, ku Kurti po taktizon dhe po synon hapjen e një fronti të ri përballë Presidentit. Qëllimi është vetëm zvarritja e krijimit të institucioneve dhe asgjë tjetër”, ka vlerësuar Duhanaj për “Bota sot”.

Ai thotë se zgjidhja është në dorën e Kurtit, derisa ka shtuar se përmes qeverisjes Kurtit premtimet nuk do të mund të realizohen.

“Kurti se nuk këndellet dhe me u ulë seriozisht dhe me dëshmua që e ka seriozisht ketë punë, atëherë po e dëshmon edhe njëherë atë çfarë e ka bërë tashmë vite me radhë, e që është lufta kundër shtetësisë së Kosovës. E gjithë zgjidhja është në dorën e tij dhe nëse vërtetë synon fundin e Kosovës, atëherë le ta kuptojë që kjo mund të jetë vetëm fundi i tij në politikë sepse Kosova ka kalua sfida edhe me të rënda dhe, do ta kalojë edhe këtë. Duke u bazuar ne faktin se çdo ndryshim sjellë edhe rezultate pozitive. Jam i bindur se një qeverisje e re në ketë konstalacion, do të sillte ndryshime pozitive. Por, po ashtu që përmes qeverisjes Kurti do t'i bie popullariteti sepse premtimet e pabazuara nuk do t'i mbajë dot. Ketë e di edhe ai vetë, prandaj synon ose krejt ose hiq”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat