Meha me kritika të ashpra për bojkotimin e mbledhjeve të Kuvendit: Nxitja e konflikteve është program i Serbisë

Politika

Meha me kritika të ashpra për bojkotimin e mbledhjeve të Kuvendit: Nxitja e konflikteve është program i Serbisë

Nga: D.B. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:17
Kuvendi i Kosovës

Me fillimin e punës së institucioneve të Republikës së Kosovës me Qeverinë e re në krye me Albin Kurtin shfaqet një bojkotim për një arsye që nuk është madhore. E këtë bojkotim po e bën Partia Demokratike e Kosovës. E kjo do ishte marrë si rastësi po të mos ishte shfaqja e vrazhdë e kamufluar si agresive në ditën e votimit të qeverisë. Këto dy veprime janë si të menduara, si program.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha i cili në prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se këtu shihet një paraqitje agresive e opozitës dhe jo vetëm e PDK-së me synim të ndërsimit të militanteve si mobilizim për protesta të dhunshme në rrugë kur të fillojnë punën dhomat e specializuara. “E them këtë sepse krejt kjo hallakamë behët me synimin e de-funksionalizimit të këtyre dhomave për të shpëtuar të pretenduarit për kryerje të krimeve. Por kjo ka edhe dimensione tjera, pasi veprimet fillimisht duhet të vijnë nga Vjosa për rivendosje të fotografisë. Kurse sa i përket bojkotimit nga Kadri Veseli mendoj se janë ofrim i politikave të vazhdimësisë para qytetarëve të Kosovës, dhe nuk janë ofrim i politikave të ndryshimit që e kishin gojën plot ne fushatë zgjedhore”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

Image
Xhevat Meha

Ai tutje ka shtuar s të të dy veprimet si heqja e fotografisë ashtu edhe bojkoti janë nxitëse të konfiliktualitetit përmes ndërsimit të militanteve partiak në LDK dhe PDK.

“Nxitja e konflikutalitetit është program i Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Dimension tjetër i kësilloj veprimesh është dëshmimi i thellësisë së brumosjes së mendësisë komuniste, nga zbatimi i praktikave komuniste të organizimit dhe të funksionimit politik, madje edhe në LDK e në PDK për periudhë shumë të gjatë e që në fakt është largim deri në mos-kuptim të kulturës së popullit tonë. Në kulturën tonë burimore në kësi rastes do të kishte vlejtur: lëshoja rrugën budallës,e mos u bë si ai. Mendësia dhe kultura komuniste funksionon vetëm përmes konfliktualitetit”, është shprehur analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat