Kush janë shqiptarët me mjekër që po e duan shkëmbimin e territorit me Serbinë?

Politika

Kush janë shqiptarët me mjekër që po e duan shkëmbimin e territorit me Serbinë?

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka komentuar për “Bota sot” rreth deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili për gazetën gjermane ka deklaruar se duhet pasur kujdes pasi që projekti për shkëmbimin e territorit ka dështuar, por nuk ka vdekur.

Ai ka thënë për “Bota sot” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojë që Serbia të cilën ajo e dëboi prej Kosovës të marrë ndonjë copë Kosove.

“Kjo ide e vjetër sa një shekull, ëndërr serbe e mbështetur edhe nga ndonjë shqiptar me mjekër, ka qenë gjallë edhe pse thuhet në varr dhe here pas here ka dalë nga varri si fantazmë. Edhe pse pati tentativa me krye punë me territor, duke i dhënë Serbisë atë që ëndërron Veriun e Kosovës, besoj se u ndal se zbatuari ky projekt. Besoj se Amerika nuk do të lejojë që Serbia të cilën ajo e dëboi prej Kosovës të marrë ndonjë copë Kosove”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se asnjëherë nuk do të shuhet si ide derisa të normalizohen marrëdhëniet politike e diplomatike të Kosovës me Serbinë.

“Politikanët shqiptarë në tërësi sillen sikur udhëheqin botën dhe u duket karrigia e tyre si fron i zotit, nuk janë të thjeshtë e të qartë dhe e fusin shtrenjtë veten e tyre për hir të karriges së tyre. Asnjëherë nuk do të shuhet si ide derisa të normalizohen marrëdhëniet politike e diplomatike të Kosovës me Serbinë, por si këngë do të këndohet gjithmonë siç këndojmë ne-shqiptarët këngën e bashkimit kombëtar. Albin Kurtit i mbetet të jetë shumë i qartë, shumë i prerë, në koordinim frymëmarrje e ritmi me Amerikën dhe nuk lejohen zvarritje”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat