Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet duke e zëvendësuar më reciprocitet të plotë. Shba ka qenë mjaft e çartë në kërkesën e saj sa i përket heqjen se taksës dhe kështu edhe vet Albin Kurti ka deklaruar se taksa do të hiqet.
Deri më tani qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka dal më një qëndrim të prerë rreth taksës dhe vendosjes se reciprocitetit, por që kanë deklaruar se janë në konsultime me gjithë akteret e ktij procesi.
Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë për “Bota Sot” se taksa ndaj Serbisë do të pezullohet duke u zëvendësuar më reciprocitet.
“Koalicioni qeverisës i ka njoftuar votuesit e vetë para fushatës se do ta pezulloj taksen duke e zëvendësuar më reciprocitet.
Tani pas kërkesës se partnerit tonë shumë të rëndësishëm SHBA-së që mos ta vëmë në funksion reciprocitetin më arsyen që të ulemi në bisedime më Serbinë dhe ti mbyllim të gjitha çështjet e hapura deri në njohje nga Serbia” ka thënë Gaxherri.
Sipas deputetes Gaxherri, koalicioni qeverisës VV-LDK është duke i kryer konsultat më të gjithë akterët e këtij procesi dhe shumë shpejt do të dalim më njoftim për qytetaret e vendit.