Një pyetje për Thaçin: “Marrëveshja me Rasmussenin a s'është tradhti shtetërore, dhe a duhet dënuar?”

Politika

Një pyetje për Thaçin: “Marrëveshja me Rasmussenin a s'është tradhti shtetërore, dhe a duhet dënuar?”

Nga: D.B. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Hashim Thaçi

Zbulimi i marrëveshjes sekrete të Thaçit, nga kryeministri Albin Kurti, më 2013, si ish-kryeministër i Kosovës, me Sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të KFORIT, Anders Fogh Rasmussen, për veton që mos t'i lejohet lëvizja e hyrja e FSK-se në Veri të Kosovës, nuk mund të quhet asgjë më shumë se sa një tradhti shtetërore dhe përgjegjësi shumë e madhe nga Hashim Thaçi.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo marrëveshje zbuloi dhe diç më shumë rreth asaj, se ja përse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, këmbëngulë për çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, pasi ai që në vitin 2013,vec ia paska shitur një pjesë të territorit, të Kosovës, Serbisë.

Image
Sulejman Mehazi

“Ja pse gjatë dialogut me Serbinë Thaçi është i përshtatshëm për Vuçiqin. Thaçi duhet të jep dorëheqje të parevokueshme dhe akuzuar rënde për këto veprime kundër kushtetuese. Këtë marrëveshje tinëzare mund ta krahasojmë me Shën Naumin e shitur Jugosllavisë nga Ahmed Zogu, atë që bëri Ahmet Zogu me Shën Naumin e ka bërë edhe Thaçi me Veriun e Kosovës. Nëse na lejohet t'ia bëjmë një pyetje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se kjo marrëveshje e tij me Rasmussenin a s'është tradhti shtetërore, dhe se a duhet dënuar ai, apo jo? Thaçi kushedi sa t'ia fshehi brirët dashit, prap do ti dalin në mejdan, sikurse juve që ju doli kjo marrëveshje e fshehur për të kënaqur Serbinë, e për të dëmtuar rëndë Kosovën”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat