Pronto ka qenë më i rrezikshëm, se tani Coronavirusi

Politika

Pronto ka qenë më i rrezikshëm, se tani Coronavirusi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 mars 2020 Në ora: 11:23
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Aktualisht e gjithë bota po përjeton izolimin ndaj virusit Covid 19, apo siç njihet ndryshe Coronavirusi. Fatkeqësisht edhe në Kosovë, fundjavën që po lëm pas u lajëmruan dy rastet e para, për të vazhduar më shtimin e numrit në aktualisht në pesë të tillë.

Fatmirësisht ende s'kemi viktima, me shpresën që edhe sdo të këmi në të ardhmën. Sado që ky virus po përhapet më shpejtësi të madhe, fatkeqësisht nuk është as i pari dhe mbase as i fundit me të cilin ballafaqëohet hoqëria jonë. Që nga paslufta Kosova u përballë më epideminë e klanit “ Pronto”, e cila shtrihu “ aktivitetin” në tërë territorin e Kosovës. Qytetarët u zunë në befasi nga një virus që ishte mveshur nënë petkun e ilaqit, që pritej të shëronte dhimbjet tona ndër shekuj. Prandaj, edhe pasojat janë të mëdha, nga një popull që nuk priste një gjë të tillë, dhe për më tepër virusin e kishte pritur me krah hapur, pa menduar se do infektohen nga ai.

Ky virus, që quhet “ Pronto” në krye të saj qëndronte Hashim Thaçi, duke pasuar me Kadri Veselin, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj me një fjalë komplet PAN-i. Derisa lufta po vazhdonte në vitet 98-99, këta si cilësinë e arktitekteve shpikën virusin Pronto, mëtë cilin do të arrinin të kapnin shtetin duke ekthyer në pronë private,të cilëin mund ta përdorin sit ë duan dhe të bëjën me të çfarë të duan. Nga një popull pa imunitet ndaj besëthyerjes, këta arritën më mjaft sukses të infektonin një pjesë të madha të shoqërisë, pjesa tjetër që nuk i infektua vazhdoi të vuante pasojat e të qenurit njeri normal. Ky virus vazhdoi të ishte funksional deri me 6 tetor, dhe sot ky virus përfundimisht është shpallur “ i vdekur ”, por pasojat vazhdojnë të jenë të mëdha, dhe me gjasë për kohë të gjatë.

Fal mjekëvë të mirë si dr. Vjosa Omsani dhe Albin Kurti, bashkë më qytetarët e shëndosh, ky vend ka filluar të shërohet nga virusi vdekjeprurës, që është shoqëruar me simptomatë e : dëshpërimit, humbjës së shpresës, apati , izolim nga bota ëtj. Këto janë shkaktuar nga shkaqet: hajnia, korrupsioni, papunësia, kapja e shteti, dështimi në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.

Nga të gjithë këto përfituesit jan ata që e shpikën, dhe që vazhdojnë të kënë jetë të pasur me villa të shtrenja, makina po ashtu të shtrenjta, si dhe veshje dhe komoditet luksi, që e gëzojnë vetëm sheikët .Gjenerimi i këtij lulsi ka qenë ëshë nxitës i prodhimit të këtij virusi, më të cilin janë ballafaquar afër dy milion qytetarë të Kosovës, pjesa më e madhe e tyrë njerëz të dinjitetshëm, qytetarë të përgjegjshëm.Për një kohë të gjatë qytetarët shpresonin se do të kalonte ky virus, se mbase do ngopet nga luski dhe nga pasha e shtrirjës së ndikimit të saj, duke parë se kjo spo ndodhte, qytetarët u zgjuan nga gjumi dhe e larguan këtë virus të tmerrshëm.

Për të larguar këtë virus ndikim të madh ka dhënë edhe gjeneratat që nuk kanë lindur në kohën ku ky virus është krijuar, e të cilët kanë qenë të papakshëm nga ky virus.Largimi i këtij virusi, me shpresën se nuk do të kthehet kurrë më, nuk kaloi pa pasojat e të cilat mjekët e rinj duhet shumë punë për t’i sanuar pasojat e saj. Ky virus, ka kaluar në hije, në tempullin e demokracisë në Kuvend të Kosovës në miratimin e buxhetit ëshoi klithjet e saja, si për të na kujtuar sa i tmerrshëm ka qenë. Aq i tmerrshëm sa ende nuk është ngopur nga “ viktimat” dhe kërkon ende viktima të reja.

Ndonëse qytetarët i kanë treguar vendin ku e kanë, vazhdojnë në ëndrrat e tyre të shohin fanazi se prap do të kthehen. Ashtu si coronavirusi, që një ditë do ik dhe më sdo kthehet, ashtu edhe virusi Pronto, ka ikur dhe më kurrë nuk kthehet. Për tu kthyer ku virus duhet t’i hapet dera, dhe tek porta e derës qëndrojnë njerëz të shëndosh që nuk duan të sëmurën përsëri. Na leni të shërohemi, mjaft na keni munduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat