Koronavirusi: “Edi Rama ka frikë..." - Bota Sot
Koronavirusi: “Edi Rama ka frikë..."

Politika

Koronavirusi: “Edi Rama ka frikë..."

Nga: D.B. Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:59
Edi Rama

Qeveria e Tiranës ende nuk ka dalë të marrë përsipër asgjë nga ato probleme ekonomike që shkakton mbyllja e papunësia. Kështu ka vlerësuar analisti politik Rexhep Shahu, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, në Shqipëri ka vetëm një zë, vetëm një zëdhënës ka Shqipëria, ai di çfarë ka, çfarë ndodh çdo ditë, ai flet, ai njofton, raporton, ai është Edi Rama.

“Edi Rama ka frikë gjithandej, ka frikë për të nesërmen, pasi ky bllokim do qojë në bllokim ekonomik, në pamundësi ekonomike për likuidime, kush nuk punon as nuk fiton por duhet të hajë, të paguajë qira, të paguajë rroga, të paguajë detyrime, energji elektrike etj etj, Kush nuk punon nuk merr as pagesa, nuk ka mundësi e aftësi të paguajë. Kjo do të jetë më agresive se sa izolimi sot nëpër banesa”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, probleme ekonomike që do të shkaktojnë konflikte , në lidhje me atë se jo nuk më pagove detyrimin, nuk me pagove qiranë nuk me pagove rrogën etj do të jenë problemet kryesore.

"Të prekur janë mbi 50 vetë të konstatuar, 20 prej tyre në spital, 3 janë në gjendje më të rëndë, por nuk është masive ende. Bllokimi e ka bërë të shkretë pothuajse vendin. Ka rritje çmimesh dhe kryeministri Rama kryeministron ose qeveris vetëm me Facebook, meqë vetëm kërcënon, gjobë për këtë e gjobë për atë nëse bëni atë e këte. Ai e ka krijuar një situatë sikur vetëm, ai ka në dorë fatet e jetës së njerëzve në Shqipëri, sikur është vetëm ai luftëtar kundër Coronavirusit. Megjithatë, njerëzit do t'ia dalin vet dhe shpresojnë tek ngrohja e motit”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat