Analisti politik komenton sondazhin i cili e nxjerr LVV-në të parën me 51%

Politika

Analisti politik komenton sondazhin i cili e nxjerr LVV-në të parën me 51%

Nga: D.RR Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:36
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, për “Bota sot” ka komentuar sondazhin e publikuar para pak ditësh, i cili e nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 52%.

Duhanaj fillimisht flet për koalicionin që u prish pas 50 dite ndërmjet LDK-së dhe VV-së, për të cilin thotë se është e pritshme që dy parti me pole të kundërta bëhen bashkë.

Image
Leon Duhanaj

“Situata e krijuar së fundmi në skenën politike kosovare, është një dëshmi e qartë e papërgjegjësisë politike kosovare, pa përjashtim. Së pari, për mendimin tim koalicioni ka qenë i panatyrshëm dhe nuk është dashur të ndodhë. Kjo sepse është e palogjikshme të presësh nga dy pole të kundërta, që urrehen mes veti, të bashkëpunojnë ngushtë në koalicion. Unë kam qenë kritik ndaj këtij "bashkëpunimi" dhe me keqardhje duhet të konstatojë që kam patur të drejtë. Tani, nëse do të niseshim nga niveli i përgjegjësisë që do duhej t'ishte atëherë një situatë e tillë do duhet të sillte një qeveri të unitetit kombëtarë. Por, duke qenë se ne nuk kemi politikan që në radhë të parë kanë interesin e popullit, por kalkulimet politike atëherë kemi situatë të tillë kaotike. Tani çështja është se jemi ku jemi dhe, zgjidhjet do duhej të gjendeshin në kuadër të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi është përfaqësuesi më legjitim i popullit dhe, nga aty duhet të dalë edhe zgjidhja”, tha Duhanaj.

Ai mendon se sondazhi ishte i orkestruar nga LVV, teksa thotë se nuk beson që mbështetja për VV-në do të jetë aq e madhe.

Image
Sondazhi i cili e nxjerrë LVV-në të parën

“LVV- nga njëra anë akuzon të tjerët që po bëjnë kalkulime politike ne kohë pandemie, përderisa në anën tjetër po del me sondazhe të cilat i ka realizuar edhe para mocionit. Pra, jep shënja të kuptohet se prishja e koalicionit të jetë proces i kalkuluar mirë. Tani, sipas sondazheve e që unë bësoj që janë të manipuluara, del të jetë mbështetja e madhe për VV-në. Megjithatë mendoj që nuk ka gjasa teorike që dikush të fitojë kaq shumë, por është mashë manipuluese në mënyrë që të ndikohet vullneti qytetarë, në parimin njerëzit bëhen me fituesin potencial. Nuk mendoj që ka vend për t'u frikësuar nga vota e qytetarëve, për aq sa nuk mendoj që ka vend për zgjedhje të reja. Aq me shumë, kur jemi dëshmitar që zgjedhjet, nuk garantojnë edhe zgjidhje”, u shpreh Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat