Albin Kurti është në rrezik të vritet

Politika

Albin Kurti është në rrezik të vritet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 prill 2020 Në ora: 15:26
Albin Kurti, kryeministër në detyrë

Kërcënimi i fundit nga një qytetar përmes facebook-ut në adresë të kryministrit, Abin Kurti bëri jehonë të madhe, pavarësisht se vet autori e mohoi ta ketë kërcënuar z. Kurti. Ky kërcënim bëri jehonë dhe shkaktoi zhurmë të madhe mediatike, jo vetëm se z.Kurti është kryemisntër, por edhe për një fak tjetër: Një kërcënim i tillë edhe pritej. Pritej nga ata që nuk janë në pushtet dhe të cilët z.Kurti bashkë me Vjosa Osmanin po arrijnë t’i largojnë nga pushteti. Para një viti e gjysmë kam bërë një prononcim në “Bota Sot” ku kam theksuar se Albin Kurti rrezikon të vritet. Duke patur paraysh se kë e kemi përballë dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbajtur pushtetin, atëherë kjo është krejtësisht e kuptueshme.

Përballë kemi klanin “Pronto” njerëz të SHIK-ut, të cilët edhe vet KFOR-i në 2004 i cilëson njerëz të rrezikshëm. Këta njerëz ende janë pjese e PDK-së dhe përgjithësisht ish-PAN. Këta njerëz kanë kapur shtetin në shumë drejtime, kryesisht me koncesione, dhënie tenderave, terminale të ndryshme dhe borde të rëndësishme. Pikërisht këto të fundit kanë filluar të shkunden nga kapësit e shtetit, të cilet nga humbja e privilegjeve të shumta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të shhmangur humbjen e komoditetit. Këta njerëz fatin e tyre e kanë të lidhur me pozitë, pa të cilën ata nuk janë askushi, nuk janë të aftë për asgjë përveç zhvatjës, pasurimit pa djersë dhe eleminimin e kujtdo që u del përpara.

Kërcënimi i fundit mund edhe mos të jetë serioz, por kjo është vetëm një pikë në oqeani jo artificial në të cilin synohen të hudhën ata që nuk ju shkojnë përshtati grupeve kriminale. Andaj z.Kurti duhet të ndermarr të gjitha masat për të shtuar sigurinë, tanimë që mbështetja për tëp o shtohet, po ashtu edhe fundi i hajnave po shihet në horizont. E kuptoj se për shume njerëz që me vite të tëra jën adaptuar në pozita të mira, me paga të majme, me zhvatje të shteti përmes tenderave, pushime luksoze, vizita kudo në botë, etj nuk është kollaj të kuptojnë se ajo përiudhë po merr fund. Këta individë duke qenë edhe të egër nga natyra, nuk arrijnë të kuptojnë realitetin, përpos ngritjës së ndonjë kurthi për të gjtiha ata që synojnë shtet të drejtë. Në këtë mes e rrezikuar duhet të ndihet edhe zonja Vjosa Osmani, e cila si z.Kurti kanë synim të çkapin shtetin nga klani “Pronto”, respektvishti PAN.

Nuk janë të paktë njerëzit që po u prishet strofulla e krimit, pa atë strofull nuk ndihen të rëndësishëm në shoqëri, më parë japin jetën se lluksin, këta njerëz janë shumë të rrezikshëm. Prandja, duhet ndërmarr të gjitha masat sa nuk është vonë, njerëzit që janë në krye të çkapjës së shteti të ndihmohen, të mbrohen nga e keqja. Këta njerëz janë të rrezikshëm, rasti i fundit i një qytetari që ofronte 10 milione euro për kokën e Albinit, duhet të shërbëjë si masë mbrojtëse që të mbrohet ai dhe zonja Osmani nga ata që nuk po e kuptojnë se shteti u takon qytetarëvë e jo grupeve të caktuara. Në këtë logjikë, këta njerëz duhet të largohen që vendi të shoh dritë, por largimi i tyre i dhimshëm mund edhe të prodhojë kërcënime dhe mbase orkestrime që vetëm ata dijnë t’i bëjnë. Kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt, prandaj kujdes nga e keqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat