Ja kur pritet formimi i qeverisë së re, kjo parti ka në dorë fatin e Kosovës!

Politika

Ja kur pritet formimi i qeverisë së re, kjo parti ka në dorë fatin e Kosovës!

Nga: N. H Më: 12 prill 2020 Në ora: 21:33
Foto ilustrim “Bota sot”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar ditë më parë se nuk do t’i përgjigjet menjëherë kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi, për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë, sepse qeveria e tij është shumë e zënë në luftimin e pandemisë me koronavirus.

Përderisa Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë, nga krahu tjetër janë shtuar zërat për një qeveri të re, në mes LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe minoriteteve.

Se cilat do të jetë qeveria e re, dhe kush do të udhëheqë me ekzekutivin, për këtë çështje ka folur njohësi i rrethanave politike në vend.

Në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, analisti politik, Fatmir Bajraj, ka thënë se qeveria e re e Kosovës pritet të formohet brenda pak javëve.

“Një qeveri në mes të LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe pakicat, brenda dy deri tre javëve. VV-ja dështoi të qeverisë dhe të bashkëqeverisje me LDK-në dhe akëcilin, dhe atë për faktin e paaftësisë dhe pazotësisë të përballet me temat dhe sfidat të cilat ishin kafshatë e pakapërdishme për një kryeministër, përvoja dhe invencioni i të cilit ishte në deficit dhe me hendikepe të pa-riparueshme. Tarifat si kërkesë e pakapërcyeshme e SHBA-vë, dhe jo-gatishmëria e LDK-së që të marr mbi supe fatin e vendit i cili shkonte drejt dështimit dhe kolapsit nga fakti i thyerjes së mëtejme të marrëdhënieve dhe raporteve me aleatin strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve, pra Amerikën, detyroi Kurtin që të gjejë alibi dhe pretekst për të provokuar rrëzimin e Qeverisë, gjë që ndodhi me rastin e shkarkimit të Ministrit Veliu dhe në shkelje të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në”, ka thënë Bajraj.

Tutje, ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, edhe pse jo në germën, por gjithsesi në frymën e saj, ofron alternativa gjeneruese për shtegdalje duke dhënë mundësinë e formimit të një Qeverie teknike në mes të LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe minoritetet si kategori kushtetuese.

Image
Fatmir Bajraj

“VV-ja dhe Kurti, nuk janë të interesuar të qeverisin, por të pengojnë të tjerët dhe të prolongojnë zgjidhjen deri në zgjedhje të reja, duke llogaritë në kontekstin me pandeminë e virusit COVID-19 dhe në humbjen eventuale të zgjedhjeve në SHBA, nga ana e Presidentit Trump dhe Republikanëve. Një kalkulim populist, në një rritje enorme të VV-së përmes sondazheve të porositura dhe të varura nga qarqe të dyshimta dhe anti-Kosovë. Kushtetuta e Kosovës, edhe pse jo në germën, por gjithsesi në frymën e saj, ofron alternativa gjeneruese për shtegdalje dhe zhbllokim të procesit, duke dhënë mundësinë e formimit të një Qeverie teknike në mes të LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe minoritetet si kategori kushtetuese dhe duke lënë jashtë saj, LVV-në e Kurtit dhe PDK-në e Veselit. LDK, do t’i prij Qeverisë teknike në një kohë jo shumë të favorshme dhe jo-popullore, por e vetëdijshme për fatin e vendit dhe peshën që ka vendimmarrja, duhet tregoj lidership, guxim e invencion në përballje të suksesshme me dialogun, luftën kundër korrupsionit dhe integrimet, edhe me çmimin e humbjes së popullaritetit në këto kohë kruciale për fatet e vendit”, është shprehur ai.

Krejt në fund, ai thekson se qeverinë e ardhshme e presin sfida të mëdha, gjersa ka bërë me dije se atë duhet ta udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK është i vetmi subjekt politik në vend i cili ka potencial dhe kapacitete intelektuale, dhe moralo politike që t’i prij dialogut dhe proceseve komplekse në këto kohë mjaftë të ndërlikuara gjeo-politike dhe gjeostrategjike në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI. LDK-ja, kurrë nuk ka abstenuar në procese historike, pavarësisht çmimit dhe vendimeve jo-popullore, kur ka qenë e vetëdijshme se risku për një vendimmarrje të tillë, i’a vlen për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Me dhe për fatin e vendit, taktizimet dhe kalkulimet partiake, duhet lënë anash, ngase janë të padobishme, hileqare dhe kanë synim e qëllim pushtetin dhe vetëm pushtetin për vete, kur koha është për komb e atdhe, të tjerat janë dytësore dhe terciare. LDK, AAK, NISMA dhe pakicat si kategori kushtetuese, do jenë qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga LDK dhe nga figura të pastëra dhe të pa inkriminuare në jetën politike e publike, Qeveri të cilën e presin sfida dhe tema me peshë për vendin dhe integrimet”, ka përfunduar Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat