“Nuk ka vend për Qeveri turpi”, LDK-LVV ishin shpresa e popullit në Kosovë

Politika

“Nuk ka vend për Qeveri turpi”, LDK-LVV ishin shpresa e popullit në Kosovë

Nga: M.H Më: 16 prill 2020 Në ora: 08:54
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ka filluar të flitet për një qeveri të mundshme mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, kjo për faktin që qeveria Kurti është rrëzuar gjatë votimit të mocionit mosbesues nga deputetët e Kuvendit, me 82% të votave pro.

Takime mes këtyre partive ka bërë që LDK të gjej përkrahje nga këto parti mirëpo që sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk do të ketë qeveri të re pa zgjedhje të përgjithshme.

Së fundi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Kurti, për të i’a dërguar emrin e kandidatit të ri për kryeministër mirëpo që ky i fundit nuk i ka dërguar ende asnjë emër, pasi po vazhdon të thotë që duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme.

Në lidhje me këtë temë aktuale në vend, Profesori Binak Maxharraj, për “Bota sot”, ka treguar ecurin që nga 6 Tetori e deri tek rrëzimi i qeverisë. Duke përmendur që nuk duhet të ketë një qeveri tjetër përveç LVV-LDK, pasi këto dy parti ishin shpresa e re e popullit shqiptar.

Sipas Profesorit, strumbullari i krejt kësaj situate abnormale në një shtet abnormal është Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mundohet të ketë në pushtet partitë të cilat i shkojn për shtati politikës që ai ushtron.

“Nuk ka vend e as që është e ligjëshme të formohet një qeveri e turpit nga të turpëtuarit dhe të korruptuarit deri në fyt. Data 6 tetor 2019 bëri këthesë të madhe në jetën politike të pasluftës.Në këtë datë u mbajtën zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbesin si zgjedhjet më të mira dhe korrekte të mbajtura ndonjëherë në Kosovë. Do të mbahet mend për atë së opozita(LVV dhe LDK)i fitoi zgjedhjet bindshëm duke i qitur në opozitë partit e korruptuara si PDK,AAK dhe kingalën e tyre NISMA e cila më shumë orkestrimi dhe trubilenca politike ia arrijti që menzi të futet në Parlament. Zgjedhjet i fitoi LVV si parti e parë duke e ndjekë(falë Vjosa Osmanit)LDK e cila u vendos në vendin e dytë. Me fitorën brilante të këtyre dy partive,të cilat gjatë fushatës zgjedhore premtuan ndryshime të mëdha në qeverisje më tendencë të luftës së saj për çkapjën e shtetit nga PAN,Pronto mafia. Pritej me pa durim formimi i koalicionit midis LVV dhe LDK. Si për qudi bisedat për një koalicion të mundshëm zgjatën pa arsye për katër muaj,qe në rrethana normale këto biseda nuk do të duhëshin të zgjasnin më shumë së dhjetë ditë Ishte pikërishtë LDK e cila po i zhagiste dhe bile edhe po i shantazonte këto biseda për arrijtjën e një marrëveshje. Ajo doli me kërkesa të çuditshme,që ngulte këmbë që pozita e Presidentit ti takonte LDK,si dhe ta marrë Ministrinë e brendshme dhe jo pa ndonjë qëllim”.

“LDK në këto negociate nuk ishte e sinqertë,i hyri këtij koalicioni jo nga dëshira por më një hamendje të madhe,sepse brenda LDK kishte rryma të vjetra dhe të reja që anonim për koalicion dhe ajo tjetra e vjetra që nuk ishin të gatëshme për ndonjë koalicion më LVV,sepse këtë kastë të vjetër të LDK në krye me Isa Mustafën më shumë anonin që ky koalicion të mos ndodhë,sepse kjo pjesë e vjetër e LDK ishte më shumë e lidhur më krimin e organizuar të partive tjera. Kurse rryma e re në LDK anonte ka marrëveshja e koalicionit me LVV,çfarë edhe nën trysnin e votuesve dhe elektoratit për çka edhe i ishin dhënë premtime për ndryshime të medha,kjo edhe ndodhi. Në fillim të shkurtit të këtij viti u arritt marrëveshja për koalicion me ç’rast edhe u formua qeveria e re me në krye Albin Kurtin si kryeministër. Kabineti i Albin Kurtit e mori serozisht punët dhe filloj me reforma te reja,se pari me anulimin e vendimeve të paligjëshme që i kishte marr qeveria Harajdinaj,vazhdoi nëpër borde duke anuluar kontrata milionshe të lidhura joligjërisht,nisi punë edhe rreth Ëetingut në të gjitha sferat,dikastrat e me pritshmja ishte që ajo të ndodhë në drejtësi(porkurori dhe gjyqësi)sepse këto më së shumti ishin të kapur nga politika dhe krimi i organizuar”.

Tutje, Maxharraj, tregon që fillimi I koalicionit LDK-LVV, ishte shumë shpresdhënës dhe se të mos ndodhte që ministri i brendshëm të fillonte këtë situatë atëhere koaliconi I LDK-LVV, do të vazhdonte të merrte vendime të cilat ishin në të mirë të popullit.

“E nisën punën mbarë të gjitha ministrit si ata te LVV dhe ata të LDK të cilët e filluan fuqishëm luftën drejtë çkapjës së shtetit. Ky entuziazm në punën e qeverisë Kurti dikujt nuk po i shkonte përshtati,e sidomosë kastës së korruptuar e cila kishte ra nga pushteti. Filluan ndërskamcat e sidomos nga partneri bashkqeverisesë LDK te cilët filluan te gjuaj kungja në drejtim te qeverisë, anipse dhe vetë ishin pjesë e kësaj qeverie. Egërsisht ndaj punës së qeverisë u sollën Avdulla Hoti dhe Agim Veliu i cili qëllimisht ishte vendos në Ministrin e brendshëm,për të mos i hallakat dalleveret e LDK me Pronto mafin,ai doli me qëndrim kundër qeverisë me ç’rast kryeminsitri Kurt e shkarkoi,por edhe mos heqje me kohë e taksës i acaroi marrëdhenjet edhe më shumë mes LVV dhe LDK. Për të cilën partnerët ishin marrë vesh me marrëveshje se kjo duhet të bëhët, por të vendoset gradualisht reciprociteti,për të cilën gjë LDK i hangri fjalët,e theu mareveshjën. LDK edhe cila edhe ashtu nuk ishte e sinqert në këtë koalicion duke e marrë si pretekst Agim Veliun dhe taksen,filluan me tana breshërit ta sulmojnë LVV dhe Albin Kurtin,i cili duhej ta udheheqet dialogun me Serbinë sipas Kushtetues,çfarë Presidentin Hashim Thaçi e kapi panika,i cili edhe e fillojë lojën sekrete më Isa Mustafa,filluan denigrimet se gjoja LVV dhe Albin Kurti na qenka antiamerikan e çka mos tjeterë. Kështu që doli në pah plani sekret midis Thaçit dhe Mustafës për një sulm frontal ndaj LVV dhe Albin Kurtrtit,me ç’rast LDK si partner e mori barrën në bashkëpunin me krimin e organizuar të partive që tashi ishin në opozitë,që LDK të paraqes mocionin për rrezimin e qeverisë”

“Këtë mocion LDK e bëri me pëlqimin e ambasadorit Grenell më aminin e Hashim Thaqit, ndodhi pikërisht më 25 mars 2020, kur Parlamenti bëri grusht-shtet duke e rrëzuar Qeverinë e vet, më të mirën e pasluftes. Kjo u bë sipas pazareve politike të krerëve politikë, për të thyer qëndrueshmërinë e Kryeministrit Albin Kurti, i cili i vendosur për të bërë ndryshime, të cilat edhe i filloi mirë dhe mbarë nga i cili oligarkia e korruptuar, u gjend e frikësuar dhe llogaritë, që duhej t’i jepte për vetqeverisjen e keqe, për plotë 20 vjetë, duke vjedhë dhe plaçkitë këtë vend. Kurbani i krejt kësaj u bë me vetëdëshirë kreu i LDK Isa Mustafa, për t’ia leshu rrugën krimit te organizuar dhe këthimin e të korruptuarit përsëri në pushtet”.

Fajtor kryesor i kësaj situate abnormale sipas Profesorit vazhdon të jetë Thaçi me Mustafën, pasi për të mos u zbuluar planët e Thaçit të kundërligjshme punoi në shkarkimin e qeverisë Kurti dhe se një qeveri mes këtyre tri partive të përmendura më lartë nuk duhet të ndodhë asesi pasi elektorati votoi dy partitë tjera LDK-LVV.

“Strumbullari i krejtë kësaj situate abnormale në një shtet abnormal është Hashim Thaçi më Isa Mustafën të cilët nuk po lënë gurë pa rrotulluar për të formuar një qeveri të tyre jashtëligjshëm,antikushtetues për ta heq qeverin në detyrë dhe Albin Kurtin,për të ardhë një qeveri e tyre për ti vazhduar punët e tyre në shkaterrimin e shtetit.Në këtë drejtim nuk ka të ndalur presioni antikushtetues i Hashim Thaçit të LVV për ta dhënë mandatarin për qeverin e re.Nuk ka afat sipas kushtetutes që ti dergohet kandidat,kjo mund të zgjatë edhe për shumë kohë deri pas kalimit te fatëkeqesisi me korona virusin,sipas kërkesës se LVV dhe Kshtetutes se pas çdo mocioni qeverin duhet ta formoi partia fituese,e nëse nuk ndodhë kjo vendi shkonë në zgjedhje të parakoheshme. Por Hashim Thaçi nuk po u pritet,pos nëse nuk bëjnë ndonjë puç antikushtetues.Kurse nga ana tjeter Isa Mustafa si përfaqesues i rrymës se vjetër dhe e korruptuar po i fërkon duart dhe menzi po pret sinjalin nga i besuari i tij Hashim Thaqi për të formuar qeverin e turpit. Ai e mblodhi online KP të LDK për ti vetë për koalicionin e mundshëm me PAN mafinë. Furishëm ia kthyen emalët Ise ku po e përkrahin mbi 95% të anëtarëve të KP,çfarë nuk ështe e vertetë që do të thotë se kjo përqindje është e manipuluar nga struktuat e vjetra të Partisë. Është simptomatike, e bile edhe shumë e quditëshme së pse Isa Mustafa insiston në diçka kundër parimeve të LDK qe nuk do të bëjë kurr koalicion me PAN-in,sepse edhe AAK dhe NISMA janë krahu i djathët dhe i majt i PANIT”.

Image
Binak Maxharraj

“Kjo do të thotë se Isa Mustafa edhe një here qellimshem po e shtinë në telashe PDK duke e tradhëtuar anëtarësin dhe elektoratin njësoi siç veproi atëhere kur me 2014 e tradhetoi VLAN-in dhe iu bashku Hashim Thaçi me qëndrimin që Hashim Thaçi të bëhet President kurse Isa Mustafa kryeministrë,i cili pas dy viteve e nxori nga Kryeministria dhe e gjuajti si stervinën në rrugë. Në te gjitha rrethanat politike dhe krizës së pandesmisë për ata njerëzit qe i kanë dy korra mend ne kokë nuk do te ishte deshtë qe te shkohet në formimin e një qeverie të hajdutëve,të korruptuarve,por të pritet derisa të kalojë kjo pan demi e rrezikshme për të shkuar në zgjedhje te reja ashtu siç e parasheh kushtetuta ku thuhet se pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të formohet qeveri tjetër. Çdo veprim tjetër i Presidentit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës do të ishte grusht shtet,puç klasik në shtetin e Kosovës nga vet ata që në këtë mënyrë nuk ia donë të mirën shtetit,për ta është me e rendësishme të vijnë në pushtet, se sa, sa njerëz po vdesin nga kriza pandemike që ka përfshinjë tërë botën dhe Kosovën”, përfundon Maxharraj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat